Në manipulimin mediatik me dëshmitë për aferën “Fabrika e pasaportave”, Gordana Jankullovska me qëllim iu shmang argumenteve për krim, e kryer me njohuri të saj, akuzoi sot në konferencën për shtyp nënkryetarja e LSDM-së, Frosina Remenski.
-Presion partiak dhe propaganda mediatike të funksionarëve qeveritarë për ditë të tëra me radhë, MPB-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, ndaj Prokurorisë Publike dhe logjikës së shëndoshë të qytetarëve, e vërtetoj faktin se në Republikën e Maqedonisë nuk ka institucione të pavarura. Hetimet për dyshime të ekzistimit të krimit nuk kanë qenë prioritet uinstitucioneve kompetente, por detyrë e mediumeve proqeveritare, tha Remenski.
Nënkryetarja e LSDM-së, tha se kjo çështje më shumë se një vit e gjysmë shqetëson Prokurorinë Publike për krim të organizuar, që në mungesë të vullnetit nga ana e MPB-së të vetëzbulohet, e shtyu vendimin për kallëzimin penal, siç shpjegoi, me qëllim dhe ikjes së organizuar të procedurës për tender në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, duke dhënë të dhëna të rreme për institucionin –aplikues në konkursin e qeverisë për pajisjen e laboratorëve për institucionet shtetërore të larta arsimore dhe institucioneve shkencore publike, shfrytëzimi i kundërligjshëm I mjeteve nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga MPB-ja, nëpërmjet procedurës së finguar për marrje të pajisjeve me vlerë prej 3,2 milion euro, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërmjetësim të paligjshëm, fshehje dhe mosparaqitje të veprës penale.
Prokurorisë Publike për krim të organizuar i bëjmë thirrje të anashkalon presionet partiake dhe të vepron ndaj kallëzimit penal që e shqyrton më shumë se një vit e gjysmë. Apelojmë që aktorët e MPB-së dhe MASh-it të përmbahen nga presionet dhe të mos fshihen pas mediumeve në të cilën gazetarët e “japin ekspertizën” e sinqeriteti të procedurave të tyre tha Remenski.