Sot prej orës 18, në Kampin e lirisë, nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski do të prezantoj audio regjistrime të reja për projektin “E vërteta për Shkupin 2014”, si pjesë e platformës “E vërteta për Maqedoninë”.

Më pas do të vijoj debat për projektin “Shkupi 2014” në të cilin do të diskutojnë profesorja universitare Eleonora Petrova- Mitevska, Danica Pavlovska nga nisma “E dua QTQ-në”, profesori universitar Nebojsha Viliq, aktivisti civil Vladimir Vangelov, aktivisti civil, Aleksandar Vujiq dhe eseisti, kritikuesi dhe kryetari i Komisionit për kulturë në LSDM, Robert Alagjozovski.