fbpx

ShGM: Kosotovska tregoi si duhet redaktorët të ballafaqohen me presionet

-

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) është e shqetësuar lidhur me informacionin se Ivana Kostovska, kryeredaktore e ueb portalit telegraf.mk dhe portalit në gjuhën angleze independent.mk ka dhënë dorëheqje.

Gazetarja më 16 shkurt, me shkrim ka njoftuar përgjegjësit në kompaninë “Media Print Makedonia” se mbi të drejtuesit kanë bërë presion të publikoj ose fsheh informacione në të dy mediat ku ajo është përgjegjëse.

SHGM rikujton se gazetarët e kanë për detyrë dhe obligim të pengojnë censurimin dhe shtrembërimin e  informacioneve ndërsa e liria e mediave është e drejtë e pakontestueshme dhe Kushtetuta e vendit e ndalon censurimin.

“Veprimi i gazetares Kostovska është një vepër e guximshme dhe në përputhje me standardet etike dhe profesionale të profesionit gazetaresk dhe ne e përkrahim fuqishëm dhe solidarizohemi. Kjo është mënyra me të cilën redaktorët duhet të përballen me presionet kur pronarët e mediumeve tentojnë të formojnë politikën redaktuese”, thuhet në reagimin e ShGM-së

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.