fbpx

ShGM: Dënojmë dhunën e policisë dhe protestuesve ndaj gazetarëve

-

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) ashpër dënon dhunën ndaj gazetarëve të ushtruar nga policia dhe protestuesit e dhunshëm në Shkup. Dhuna kundër gazetarëve është e papranueshme dhe paraqet sulm të drejtpërdrejtë kundër lirisë së mediave dhe të drejtës së opinionit të informohet për çështje me interes publik.

“Goditje ndaj demokracisë në Maqedoni është kur policia rrah gazetarë në protesta në vend që të sigurojë kushte për punë të papenguar. Të shfryhet pakënaqësi qytetare në protesta ndaj gazetarëve është akt qyqar dhe primitivizëm. Kërkojmë MPB, prokuroria dhe gjykatat t’i zbulojnë dhe dënojnë sulmuesit. Nëse shpejt nuk ndriçohen këto sulme në opinion do krijohet përshtypje se institucione me vetëdije tolerojnë dhunën kundër gazetarëve”, thuhet në reagimin e ShGM-së.

Nga SHGM-ja paralajmërojmë se kjo sjellje e papërgjegjshme e institucioneve mund të nxisë sulme edhe më serioze kundër gazetarëve me pasoja tragjike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.