fbpx

Zhbogar për “Meta”: Është humbur shumë kohë, të vazhdohet me formimin e institucioneve

-

Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, ambasadori Samuel Zhbogar, sot në Kuvend është takuar me kryetari e sapozgjedhur, Talat Xhaferi, të cilit ia ka shprehur gatishmërinë e BE-së për bashkëpunim me të dhe me këtë institucion.

Në deklaratë për “Meta”, pas mbarimit të takimit, Zhbogar ka thënë se deri më tani është humbur shumë kohë dhe duhet të vazhdohet procesi i formimit të institucioneve, përfshirë edhe qeverinë.

“Sot erdha në Kuvend për t’u takuar me kryetarin Talat Xhaferi dhe për t’ia shprehur gatishmërinë tonë për bashkëpunim me Kuvendin dhe me të për reformat e nevojshme, që vendi të ec përpara. Është humbur shumë kohë dhe tani duhet vazhduar përpara, është koha të vazhdohet me procesin e formimit të institucioneve, përfshirë këtu edhe Qeverinë, që të mund të punojmë në çështjet e rëndësishme për shtetin, siç janë reformat dhe ringjallja e ekonomisë. Me Xhaferin kemi biseduar për punën e tij në të ardhmen. Diç që konsiderojmë se është shumë e rëndësishme të arrijë deri tek të gjithë në shoqëri, në kuvend dhe të gjithë të pajtohen rreth prioriteteve të shtetit, që janë edhe prioritete të BE-së që vendi të lëviz drejt rrugës euro- atlantike”, ka thënë Zhbogar për “Meta”.

Kryetari i sapoemëruar i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në mëngjes pa probleme është futur në institucionin ligjvënës dhe në hapësirat e punës gjegjësisht në kabinetin të cilin dje e okupuan deputetët e VMRO DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë.

Talat Dzaferi i Samuel Zbogar

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.