fbpx

Zgjedhjet dhe debatet kanë kaluar, është koha që të formohet Qeveria, vlerëson Zhbogar

-

Ka ardhur koha që vendi të ec përpara, të formohen institucionet e shtetit, të emërohet kryetari i Kuvendit dhe të formohet Qeveria, deklaroi në Negotinë euro- ambasadori Samuel Zhbogar, duke shtuar se ka kaluar koha e zgjedhjeve dhe diskutimeve pas- zgjedhore.

Sipas Zhbogar, të gjithë në shtet duhet të mësojnë leksionin dhe të bashkohen me një qëllim të vetëm.

“Kishte kohë për zgjedhje, kishte kohë për diskutim pas zgjedhjeve dhe debat pas zgjedhjeve. Tani është koha për formimin e institucioneve, por gjithashtu është koha që gjithkush të merr mësim, të dëgjojë disa nga argumentet e debatit të fillojnë rindërtimin e unitetit në vend. Qëndrimi im është se tani është koha të ecet përpara”, ka thënë Zhbogar duke u përgjigjur në pyetjen rreth situatës në Maqedoni.

Euro- ambasadori sot në Negotinë promovoi projekti “BE për ty” ndërsa kishte takim edhe me kryetarin Vanço Apostolov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.