fbpx

Zekiri pohon se është sulmuar nga sigurimi i Mijalkovit, ish shefi i DSK-së demanton

-

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri akuzon se mbrëmë në një lokal në Shkup është sulmuar nga sigurimi i ish shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov. Mijalkov demanton akuzat dhe paralajmëron padi.

Zekiri pohon se mbrëmë ai në kafenenë “Dion” është sulmuar nga sigurimi i Mijalkovit.

“Incidentin e shkaktoi sigurimi i Mijalkovit ndërsa ai drejtpërdrejtë e kërkoi këtë prej tyre. Derisa qëndronim në “Dion”, u afrua një person dhe tha që të largohemi sepse në këtë kafene ka aheng privat. Unë tentova t’i shpjegoj se kemi rezervuar tavolinë, por ai e ktheu mbrapsht. Tentuan me shtytje të më nxjerrin jashtë. Në ndërkohë, pash se në lokal ishte Jordan Mijalkov. Njëri prej personave nxori distinktiv policor ndërsa njëri nga mbrapa më goditi” pohon Zekiri i cili rasti ka paraqitur në polici.

Sasho Mijalkov përmes njoftimit dërguar në Qendrën për komunikime të VMRO DPMNE-së demantoi rrëfimin e Zekirit dhe paralajmëroi padi për të dhe mediat që e përcjellin lajmin.

“Deklaratën që e ka dhënë Muhamed Zekiri është gënjeshtër dhe shpifje. Në mënyrën më të ashpër demantoj manipulimet se dikush nga sigurimi e ka sulmuar. Nëse në afat sa më të shkurtë nuk kërkon falje, ndaj tij dhe mediave që përhapin dezinformata të këtilla do të vijojnë padi”, thuhet në reagimin e Mijalkovit.

Vonë mbrëmë pasi Zekiri ka denoncuar rastin në stacionin policor Beko, ai në profilin e tij në Facebook shkroi se është më i fortë dhe më i vendosur se çdoherë dhe porositi se drejtësia do të ngadhënjejë ndërsa kriminelët do të japin llogari.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.