fbpx

Zaev u bëri thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë në zgjedhjet jo- legjitime të 5 qershorit

-

LSDM dhe partnerët e koalicionit sot në selinë e LSDM-së, e nënshkruajtën platformën për Maqedoni demokratike.

Pas nënshkrimit, fjalim ka mbajtur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili bëri thirrje deri te qytetarët që t’i bojkotojnë zgjedhjet dhe të mos dalin në votime.

“I ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha organizatat civile dhe partitë politikë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet jo-legjitime në të cilat regjimi autoritar do t’i mbajë më 5 qershor 2015. Ose Gruevski ose Maqedonia. Zgjedhjet patjetër të jenë të rregullta, fer dhe demokratike. Në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet fer dhe demokratike pasi që të kalohet çështjet kyçe në lidhje me pastrimin e Listës Zgjedhore, reformat në media dhe ndalimin e frikësimit të votuesve. Fronti demokratik po zgjerohet. Sot, LSDM dhe partnerët e koalicionit e nënshkruajtën platformën për Maqedoni demokratike, për kthimin e lirisë dhe demokracisë. Me këtë platformë veprojmë në mbrojtje të drejtësisë, lirisë, ardhmërisë! Platforma për Maqedoni demokratike i përmban parimet demokratike në të cilat besojmë se të gjithë nuk do të ndalojmë deri në implementimin e tyre. Bëhet fjalë për ardhmërinë e Maqedonisë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.