fbpx

Zaev: Qeveria e re do të ndërtoj Maqedoni civile, unitare dhe evropiane

-

“Mandatin e pranova dhe pres së shpejti të formoj qeverinë e re. Si mandatar dhe kryeministër i ardhshëm, siguroj se qeveria e re do të ndërtoj Maqedoni civile, unitare dhe evropiane. Të gjitha forcat do t’i fokusojmë ndaj asaj që të ndërtojmë shtet të së drejtës dhe juridik”, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në deklaratë pas marrjes së mandatit nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.

“Do të punoj me gjithë zemër, duke besuar në bashkim dhe për këtë dërgoj mesazh që t’i lëmë anash dallimet, izolimet, urrejtjen, padurimin, politikat shkatërruese që na kanë prishur jetën. Qeveria e re do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve. Për këtë do të krijojmë shtet të së drejtës dhe shtet juridik me qytetarë të lirë”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se bisedimet për formimin e qeverisë së re me BDI-në, Aleancës për Shqiptarët dhe Besën do të fillojnë menjëherë dhe se do të tentojnë edhe për më pak se 10 ditë të formojnë qeverinë e re.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.