fbpx

Zaev për flamurin në kabinetin e Xhaferit: Nëse ka ndodhur gabim, duhet të përmirësohet

-

Ka mundësi deri në fund të muajit të formohet qeveria e re, sipas afateve, por varet nga vendimi i Gjorge Ivanovit si dhe nga gatishmëria teknike e Kuvendit, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me përfaqësuesit e OSBE-së në “Holiday In”.

Ai ka shtuar se është i gatshëm të takohet me Ivanovin për t’ia garantuar unitetin dhe sovranitetin e shtetit. Zaev gjithashtu ka thënë se në takim ka kërkuar OSBE të përfshihet dhe të ndihmoj në proceset e ardhshme të shtetit.

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë mendon për vendosjen e flamurit shqiptar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, Zaev ka porositur që të respektohen ligjet dhe Kushtetuta dhe se secili duhet të ketë përgjegjësi juridike dhe politike, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për partnerin e tyre të koalicionit.

“Ligjet në Maqedoni janë të qartë dhe duhet të respektohen. Nëse ka ndodhur ndonjë gabim, shpresoj të përmirësohet. Të gjitha preokupimet tona politike t’i vendosim në rëndësi dytësore apo terciare, patjetër të përçojmë mesazh se Kushtetuta dhe ligjet s’mund të shkelen dhe kjo të tregohet si akt patriotizmi”, shtoi Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.