fbpx

Zaev: Pas 29 janarit, mandati do të jetë në duart tona

-

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot deklaroi se ashtu siç “skadon afati i mandatit të Nikola Gruevskit për formimin e Qeverisë”, ai dhe partia e tij do të dalin me platformën e vet dhe me qëndrim rreth çështjeve të përbërjes së qeverisë së re.

Zaev tha se pret Gruevski të njoftoj se s’mund të formoj qeveri dhe ai dhe LSDM ta marrin mandatin për formimin e saj.

“Duke hyrë në ditët e fundit nga mandati i Gruevskit për formimin e Qeverisë, që skadon më 29 janar, sigurisht do të jemi të detyruar t’i njoftojmë pozicionet tona rreth këtyre çështjeve. Unë sinqerisht besoj se pas 29 janarit, mandati do të jenë në duart tona për shkak të argumenteve që i din tanimë opinioni”, tha Zaev duke shtuar se deri më tani nuk është prononcuar lidhur me këto çështje sepse mandati i është dhënë Gruevski dhe ai duhet të tregoj cili është epilogu.

Në pyetjen e gazetarëve pse deri më tani nuk e ka komentuar Platformën e partive shqiptare, Zaev tha se do të prononcohet edhe për këtë çështje.

“Kemi plane edhe për të komentuar Platformën dhe do të dalim me qëndrim ditët në vijim, siç vjen fundi i mandatit të Gruevskit për përbërjen e Qeverisë. Partitë shqiptare publikuan Platformën me synim konkret, që mandatari Gruevski ta dëgjoj” shtoi më tej Zaev.

Ai konfirmoi se përveç me Ahmetin, periudhën e kaluar ka pasur bisedimet rreth gjendjes politike edhe me pjesëtarë të lëvizjes Besa dhe Aleancës.

I pyetur për komentet në opinion se presidenti Gjorgje Ivanov mund t’ia jap mandatin sërish ndonjë përfaqësuesit tjetër të VMRO DPMNE-së, Zaev deklaroi se e respektojnë Kushtetutën i cili është i qartë, dhe i cili thotë se, Ivanov mandatin duhet t’ia jep partisë apo partive që do të vërtetojnë se mund të formojnë qeveri.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.