fbpx

Zaev: Nëse e marr mandatin, nuk do të harxhoj 20 ditë në bisedime për përbërjen e Qeverisë

-

Caktim të seancës parlamentare, koordinim të deputetëve për marrëveshje rreth përbërjes së komisioneve për zgjedhje dhe emërim, zgjedhja e kryetarit të institucionit ligjvënës, shkresë deri tek Ivanovi, vendimin i tij për ta dhënë mandatin, bisedime për qeveri dhe përbërjen e saj. Ky është orari i hapave për të cilat lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pret të realizohen në afat sa më të shkurtë, pasi sekretari i përgjithshëm i partisë, Oliver Spasovski, sot deri tek Kuvendi dorëzoi nismën për vazhdimin e seancës konstituive në të cilën duhet të emërohet kryetari i Parlamentit.

Lideri i LSDM-së, theksoi se të gjitha palët, nga presidenti Ivanov e deri tek deputetët, “si njerëz serioz dhe të mençur”, do të tregojnë urtësi dhe do të merren vesh me të tjerë dhe se “e tërë puna do të përfundoj shumë shpejtë”.

Ai theksoi se nëse e merr mandatin, nuk do të pret 20 ditë për përbërjen e Qeverisë së re.

I pyetur si i komenton deklaratat e liderit të Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela, Zaev tha se “çdoherë shpreh mohim kur bëhet fjalë për deklarata, të pa marrë parasysh a janë dhënë në mënyrë të menduar apo jo, provokojnë shqetësim tek qytetarët”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.