fbpx

Zaev me katërshen evropiane: Maqedonia patjetër t’i vazhdojë proceset demokratike

-

Republika e Maqedonisë patjetër t’i vazhdojë proceset demokratike. Kjo është konstatuar në takimin e sotëm të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev me ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Suedisë dhe Holandës në vend, Kristin Alt’hauzer, Çarls Geret, Mars Stefanson dhe Volter Plomp.

“Shumica parlamentare prej 67 deputetëve është e gatshme të realizoj vullnetin e qytetarëve për ndryshime. Hapat në vijim janë emërimi i kryetarit të ri të Kuvendit dhe qeverisë së re reformuese, sipas Rregullores së Kuvendit, Kushtetutës së RM-së dhe ligjeve”, ka thënë Zaev në takim, njofton LSDM.

Në takim është diskutuar për nevojën dhe përgjegjësinë e të gjithë subjekteve politike në vend, institucionet dhe individët ta mundësojnë këtë proces si dhe për “pasojat e sjelljes eventuale kundër- kushtetuese në dëm të interesave shtetërore”.

“Është e domosdoshme që Trajko Veljanovski dhe Gjorge Ivanov të veprojnë sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve ndërsa opozita, Nikola Gruevski dhe VMRO DPMNE të mundësojnë kalim të qettë të pushtetit”, ka thënë Zaev.

Nga partia shtojnë se në takim është vlerësuar se dalja nga kriza është në zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese, që do t’i zhbllokonte euro- integrimet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.