fbpx

Zaev: Është koha që shumica parlamentare ta merr përgjegjësinë

-

“Si shumicë parlamentare që e morri besimin, lamë që këto pesë javë i tërë opinioni të bindet se për çfarë patriotizmi të rremë është i gatshëm të bëj Gruevski dhe kryesia e VMRO DPMNE-së dhe nuk ka dyshim se kryesia e VMRO DPMNE-së nuk dëshiron ta dorëzojë pushtetin sepse ka frikë nga përgjegjësia. Ikje nga përgjegjësia nuk ka, amnisti nuk ka, do të shkohet në gjykatë aq shpesh sa ka dyshime të bazuara për shkeljen e ligjit. Do të vlej për mua, për Gruevskin dhe për të gjithë. Ligji do të vlej për të gjithë”, ka porositur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e shtypit të Kuvendit, pas pauzës në vazhdimin e seancës konstituive.

Ai fillimisht u përgjigj ndaj akuzave të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit për 20 vazhdimet e seancës konstituive dhe mohoi se do të ketë ndryshim të simboleve shtetërore, se do të ketë federalizim ose shpallje të maqedonasve për popull gjenocid.

“Është gënjeshtër se do të ndryshohet Kushtetuta, ligjet për ndryshim të Kushtetutës, është gënjeshtër se Maqedonia do të bëhet shtet binacional, do të federalizohet apo kantonizohen. Është gënjeshtër se do ta ndryshojmë emrin, identitetin, flamurin, stemën apo himnin. Nuk do të jetë patjetër të mësohet shqip, është gënjeshtër se populli maqedonas do të shpallet si gjenocid” ka thënë Zaev.

Ai duke folur për qëllimet e qeverisë së ardhshme dhe bisedimet për koalicion, tha se do të forcohet karakterin unitar të RM-së.

“Është e saktë se çdo gjë do të shkoj në drejtim të forcimit të karakterit unitar të Maqedonisë dhe është e saktë se askush nuk ka kërkuar asgjë jashtë Kushtetutës, e as ka shantazhuar. Është se saktë se do të ketë ligj me të cilin do të avancohet përdorimi i gjuhëve të komunitetit shqiptar si dhe komuniteteve tjera”, deklaroi kreu i LSDM-së, duke shtuar se tendenca është që Maqedonia të jetë një shoqëri për të gjithë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.