fbpx

Zaev: Dhunën e kanë bërë banditë dhe policë të nxitur nga Gruevski, Ivanovi dhe Çavkovi

-

Dhuna ndaj gazetarëve dhe deputetëve është nxitur nga Nikola Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanovski, Mitko Çavkov dhe një grup i tyre bashkëpunëtorë që i godet kalimi i pushtetit dhe janë të gatshëm për interesat e tyre t’i viktimizojnë interesat e shtetit, ka thënë në konferencë shtypi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Dhuna që ndodhi mbrëmë nuk është vlerë demokratike. Dhuna është rezultat i regjimit në rënie. Për këtë, dita e djeshme në Parlament ishte test për Maqedoninë dhe qytetarët. Në periudhën që vijon patjetër duhet të tregojnë sa jemi të pjekur si qytetarë dhe shteti dhe të qëndrojnë pas vlerave të vërteta demokratike. Nuk guxojmë të bimë pre e provokimeve, apeloj të qëndrojmë të qetë dhe gjakftohtë”, tha Zaev.

Lideri i LSDM-së theksoi se sulmi i djeshëm ka qenë tentim për vrasje me plan dhe paramendim të mirë dhe shtoi se ai personalisht i njeh të gjithë që drejtpërdrejtë kanë kërkuar marrjen e jetëve dhe siç tha, një pjesë e tyre kanë qenë banditë e një pjesë policë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.