fbpx

Zaev- Bejli: Presim Ivanov të veproj sipas Kushtetutës dhe ta jap mandatin

-

Proceset demokratike është e domosdoshme që të vazhdojnë me formimin e qeverisë së re, që do të siguroj stabilitet në vend dhe perspektivat e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Këtë sot në takim e kanë konstatuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ambasadori i SHBA-së në vend, Xhes Bejli, kumtojnë nga LSDM.

“Shumica parlamentare veçse ka krijuar kushte për të respektuar Rregulloren e Kuvendit dhe për të njoftuar kryetarin e shtetit Gjorge Ivanov për shumicën e re parlamentare dhe se e njejta duhet të bëjë qeverinë e re të vendit. Presim që Ivanov të përmbush detyrat kushtetuese dhe të jep mandatin” ka thënë Zaev pas takimit.

Lideri i LSDM-së ka shtuar se partia është e përkushtuar për realizimin e të gjitha obligimeve ndaj qytetarëve për stabilitet ekonomik dhe për zhvillimin e vendit.

“Qeveria e re reformuese do të ofrojë reforma për të gjithë qytetarët, pa dallime në dallime politike, etnike ose çfarëdo dallime tjera. E ardhmja e vendit është në NATO dhe në BE dhe jemi të vendosur të punojmë për këto vlera që çojnë drejtë integrimeve”, ka shtuar Zaev.

Në takim Zaev dhe Bejli edhe njëherë kanë dënuar dhunën në Kuvend duke thënë se të gjitha subjektet politike duhet të jenë në nivelin e detyrës dhe të mundësojnë kalim të pushtetit dhe mbrojtjen e interesave shtetërore dhe civile.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.