fbpx

Për Prokurorinë, pohimet e LSDM-së janë presion ndaj gjyqësisë

-

Vendimi për parashtrimin e aktit akuzues në lëndën e njohur në opinion me emrin “Puç”, si dhe në të gjitha lëndët tjera, është parashtruar dhe bazohet jashtëzakonisht në bazë të dëshmive të mbledhura gjatë procedurës hetuese, ndërsa kumtesën e LSDM­së Prokuroria Publike e kupton si presion ndaj gjykatës, e cila duhet ta marrë vendimin përfundimtar, thuhet në reagimin e Prokurorisë Publike me rastin e dyshimeve në kumtesën e djeshme të LSDM­së për aktin akuzuese në lëndën “Puç”.

Prokuroria Publike në kumtesën e sotme thekson se në pajtim me dispozitat nga Ligji për prokuroi publike, prokurorët të cilët veprojnë në lëndën janë të pavarur dhe përgjegjës gjatë marrjes së vendimeve. Thjeshtë, shton, udhëzohen nga dispozitat ligjore, me qëllim që kryerësit e veprave penale të nxjerrjen para drejtësisë, ndërsa prokurorët publikë, të cilët udhëheqim me prokuroritë përkatëse, si dhe prokurorët më të lartë publik, përfshirë edhe Prokuronin Publik të Republikës së Maqedonisë, nuk kanë autorizime ligjore dhe nuk mund të ndikojnë në marrjen e vendimeve në lëndë të posaçme.

Prokuroria publike thekson, njëherë se në tërësi i përgënjeshtron dyshimet në kumtesën e LSDMsë lidhur me kërkesën nga prokuroi kompetent për dorëzimin e pasaportave të akuzuarve që ta zëvendësoj masën paraburgim me ndonjë masë tjetër më të lehtë për sigurim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.