fbpx

Të punësuarit në “Vest” mbështetën projektin “Maqedonia punëson” para selisë së MPM-së

-

Redaksia e gazetës “Vest” kundërshtoi publikisht kërkesën e pronarëve për reduktim drastik të shpenzimeve operative. Punonjësit e shprehën qëndrimin e tyre kundër shkurtimeve, që do të thotë paga më të ulëta për të gjithë por edhe pushime nga puna, në një mënyrë kreative duke bërë paralele me projektin e qeverisë aktuale për punësim.

Protesta e redaksisë “Vest” është shprehja e parë publike e pakënaqësisë pasi kompania pronare MPM kërkoi shtrëngim të rripit në mediat që posedon. Shkurtime të mëdha kërkohen edhe nga gazeta “Dnevnik” dhe “Utrinski Vesnik”, por të punësuarit në këto kompani, me përjashtime të rralla, nuk dolën poshtë zyrës së Sërgjan Kerimit, që është njëri prej pronarëve. Nga “Vest” nuk pajtohen me shkurtimet, sepse vlerësojnë se punonjësit nuk kanë përgjegjësi për rezultatet e dobëta financiare të kompanisë. Prapa kamerave, ata akuzojnë për rënien e tirazhit, censurën që ka zbatuar udhëheqësia. Nesër presin t’u jepen vendimet e reja me paga më të ulëta ose ndoshta edhe përjashtimet nga puna, të cilat ata kanë vendosur të mos i firmosin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.