fbpx

VMRO-DPMNE: Zaev tregoi se me LSDM-në udhëheq Sorosi

-

VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim reagoi ndaj “bombës” së 37 të LSDM-së në të cilën u paraqitën materiale për organizatat jo qeveritare.

“Zoran Zaev edhe sot vërtetoi se ai nuk është kryetar i LSDM-së dhe se partia e tij udhëhiqet nga Fondacioni Soros, Vladimir Milcin, Branko Geroski, Sasho Ordanovski dhe Lubomir Frckovski.
Sa më shumë që po e kupton se skenari po i bie poshtë, aq më shumë po bëhet nervoz.
Jo rastësisht Zaevi sot i numëroi organizatat jo qeveritare që punojnë për SOROS, por edhe në mënyrë direkt për LSDM dhe pastaj në bazë të një skenari të kontraktuar, të njëjtët duhet që të dalin dhe ta vërtetojnë atë që e folën se janë viktima.
Ky është një skenar qesharak që u shndërrua në tentim për ta shpëtuar karrierën personale të Zaevit, drejtuesve të LSDM-së dhe karrierës së të paguarve të SOROSIT.
Zaevi sot tregoi se aq shpesh i ndërron qëndrimet, që askush nuk mund ta përcjell se çka thotë sot, nesër e çka pasnesër. “, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.