fbpx

VMRO DPMNE: Uajgël t’i demantoj ose të kërkoj falje për manipulimet politike

-

Euro- deputeti Ivo Uajgël ose diçka s’ka kuptuar ose me vetëdije vihet në anën e kriminelit të falur Zoran Zaev dhe skenaristët e tij me plasimin e gënjeshtrave dhe sajimeve, nëse ka dhënë deklaratë të tillë siç është publikuar, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së ndaj deklaratës së Uajgël se lideri Gruevski, do të shkojë deri në fund sepse nuk dëshiron të përfundoj në burg.

“Në mënyrën më të ashpër demantojmë se kryetari Nikola Gruevski ka dhënë deklaratë të tillë siç Ivo Uajgël e kumton nëpër media. Me këto dezinformata, nëse i ka dhënë Uajgël, ai duke shërbyer për interesat e dikujt, vetëm hedh benzinë në zjarr në vend që të dënoj Platformën e Tiranës dhe përfshirjen e fqinjëve në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e partisë.

Nga VMRO DPMNE shtojnë se theksi kryesor i bisedës me Uajgël dhe euro- deputetët tjerë është vendosur në domosdoshmërinë për zgjedhje të shpejta të parakohshme si mënyra më e mirë për dalje nga kriza aktuale.

“Presim euro- deputeti Uajgël ose të distancohet nga të pavërtetat dhe t’i demantojë si deklaratë e tij nëse nuk i ka thënë apo të kërkoj falje për manipulimet politike me të cilat e huton opinionin për realizimin e agjendës së dikujt”, thonë nga VMRO DPMNE.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.