fbpx

VMRO DPMNE nuk do të merr pjesë në koordinimin e paralajmëruar në Kuvend

-

Talat Xhaferi nuk është i zgjedhur për kryetar i Kuvendit të R. së Maqedonisë në procedurë ligjore dhe grupi i deputetëve të VMRO DPMNE-së nuk sheh arsye pse do t’i përgjigje ftesës të cilën deputeti Xhaferi e dërgon në cilësinë e kryetarit, thuhet në njoftimin e rregullt ditor të kësaj partie.

Prej atje thonë se partia nuk do të merr pjesë në koordinimin e paralajmëruar në Kuvend.

“Krahas asaj që pranuan Platformë të shtetit të huaj, tentuan në mënyrë joligjore të zgjedhin kryetar Kuvendi, tash kërkojnë pretekst vetëm që mos të mbahen zgjedhjet lokale, të cilat janë të rregullta dhe në këtë moment të domosdoshme. Krimineli Zoran Zaev duhet të dijë se mbajtja e zgjedhjeve lokale s’ka kurrfarë lidhje me formimin e Qeverisë”, shtojnë nga VMRO DPMNE.

Nga partia thonë se LSDM tenton të anuloj mbajtjen e zgjedhjeve lokale sepse kuadro partiake “nuk kanë pasur guxim të ballafaqohet me popullin maqedonas, pas gjithë asaj që e kanë vepruar”.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot duhet të takohet me përfaqësuesit e partive politike në Kuvend. Në takimin koordinues pritet të vendoset kur do të vazhdohet seanca konstituive dhe në ç’mënyrë do të zhvillohet e njëjta.

Pritet në takimin koordinues të flitet për zgjidhjet e mundshme pas mbarimit të mandatit të autoriteteve lokale si dhe të përkufizohen hapat për shpalljen e zgjedhjeve lokale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.