fbpx

VMRO DPMNE me përgjigje të ashpra për ambasadorët e SHBA-së, BE dhe Norvegjisë

-

Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski mbrëmë kishte takime të ndara me ambasadorin amerikan, Xhes Bejli, euro- ambasadorin Samuel Zhbogar dhe ambasadorin norvegjez, Anre Sanes Bjornstad, ku është diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme, pritjet nga qeveria e re dhe parlamenti, për punën e KSHZ-së si dhe gjuhën e urrejtjes dhe retorikën e protestave para KSHZ-së.

Ambasadori Bejli në takim, ku kanë marrë pjesë zyrtarët partiak Nikolla Todorov, Vladimir Gjorçev dhe Aleksandar Nikollovski ka shprehur interes për disa çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

Në pyetjen për planet e koalicionit të mëtutjeshëm të VMRO DPMNE-së, siç njoftojnë nga partia, është arritur marrëveshje se koalicionet do të varen jo vetëm nga VMRO DPMNE, por edhe nga partive tjera politike, të cilat krahas vendimit që duhet ta marrin brenda në partitë, kanë ndikim edhe nga faktorë tjerë të jashtëm.

“Në pyetjen e ambasadorit Bejli për çfarë faktorë të jashtëm bëhet fjalë, përgjigja ka qenë se për këtë të pranishmit nuk kanë autorizim që ta informojnë. Në pyetjen e ambasadorit Bejli nëse në këtë drejtim mund të ndihmohet, përgjigja ka qenë se nuk mund të ndihmohet para se gjithash sepse roli i ambasadorit është që ta ndjek situatën në vend dhe ta njoftoj vendin e tij për ngjarjes. Në vërejtjen e ambasadorit se deri më tani ai ka ndihmuar shumë, i është shprehur falënderim për këtë” thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Gjatë takimit, siç thuhet, ambasadori ka apeluar se është mirë që të qetësohen gjakrat e personave të protestojnë dhe ka pyetur se cili është reagimi i VMRO DPMNE-së ndaj vendimeve të KSHZ-së. Edhe për këtë pyetje Bejli nuk ka marrë përgjigje, me arsyetimin se partia nuk është në mundësi për momentin të përgjigjet, e as, siç thonë nga partia, në pyetjen hipotetike nëse do t’i respektojnë vendimet e KSHZ-së.

Ambasadori amerikan ka theksuar se SHBA janë mike e Maqedonisë, edhe pse disa anëtarë të partisë, sipas tij, nuk e ndajnë këtë mendim. Nga partia ndaj kësaj kanë deklaruar se VMRO DPMNE nuk ka dilema rreth anëtarësisë në NATO, BE dhe raportet me SHBA-në, ndërsa dëshmi më e mirë për këtë është deklarata e firmosur për partneritet strategjik, por kjo nuk do të thotë se disa individë apo shteti s’mund të shqiptoj mospajtim me disa hapa të individëve që e përfaqësojnë SHBA-në.

Në takimin me euro- ambasadorin Samuel Zhbogar është biseduar për vlerësimet e zgjedhjeve, punën e KSHZ-së si dhe mesazhet dhe pritjet e Brukselit nga parlamenti dhe qeveria e re.

Zhbogar ka theksuar se Brukseli ka shprehur shqetësimin për shkak të retorikës që përdoret nga një pjesë e folësve në protestat para KSHZ-së. Nga VMRO DPMNE siç thuhet në njoftim, kanë theksuar se mbështetin protesta të qeta dhe se nuk mbështesin gjuhë të urrejtjes, por njëkohësisht kanë thënë se ndjejnë keqardhje që Brukseli dhe komuniteti ndërkombëtar nuk ka shprehur shqetësim të tillë edhe në dy vitet e mëhershme kur zhvilloheshin protesta. Lidhur me rrjedhën e mëtutjeshme të protestave, nga partia deklaruan se “s’mund të parashihet se çfarë do të ndodh sepse ka shumë qytetarë të revoltuar veprimet e të cilëve s’mund të parashihen dhe kontrollohen nëse institucionet nuk punojnë sipas ligjeve#.

Në takimin me ambasadorin norvegjez, Arne Sanes Bjornstad, Gruevski dhe përfaqësuesit e partisë kanë theksuar se në dy vitet e fundit, në Maqedoni ka pasur involvim serioz të përfaqësuesve të caktuar të komunitetit ndërkombëtarë në punët e brendshme të vendit si dhe çështjet e brendshme politike. Praktika e këtillë, siç njoftojnë, që ka qenë prezent edhe para zgjedhjeve edhe gjatë kohës së zgjedhjeve, duhet të ndalohet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.