fbpx

VMRO DPMNE: Kur Zaev është në panik, PSP aktivizohet me raste të fabrikuara

-

Çdoherë kur Zaevi është në panik, aktivizohet PSP, thonë nga VMRO DPMNE pas konferencës së sotme të Speciales, ku u hap rasti më i ri “Trust”.

Nga kjo parti thonë se kreu i LSDM-së është i frikësuar sepse e din se nuk do të kalojë Platforma e miratuar në Tiranë dhe për këtë prokurorja speciale Katica Janeva del në konferencë shtypi, që të mbuloj turpin.

“Katica Janeva del në konferencë shtypi me raste të sajuara dhe fabrikuara. Mendojnë në këtë mënyrë të mbulojnë turpin që ia shkaktojnë vendit. Me çdo veprim, PSP po vërteton se është vegël e cila duhet ta ndihmojë kriminelin e falur Zoran Zaev në shkatërrimin shtetit”, deklaroi sot në konferencë shtypi Dragan Danev nga VMRO DPMNE.

Ai më tej thotë se “sulmi i fundit i porositur nga PSP paraqet edhe sulm ndaj mediumeve që nuk janë nën kontrollin e LSDM-së dhe Sorosit”.

“Vlerësimi i PSP-së, LSDM-së dhe Sorosit është se në këtë mënyrë do t’i frikësojnë dhe do të mbulojnë tregtinë me interesat shtetërore dhe nacionale nga ana e Zaevit. Nuk do t’ju kalojë, e as që do të harrohet. Jeni të lexuar. Populli po zgjohet”, tha Danev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.