fbpx

VMRO DPMNE kërkon Hani të martën të dënoj Platformën dhe t’i merr parasysh protestat

-

VMRO DPMNE do të dërgoj tre kërkesa deri tek euro- komisari për zgjerim, Johanes Han gjatë vizitës së tij të martën.

Këtë e paralajmëroi deputeti i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski në televizionin “Sitel”.

“E para, presim qartë të dënojë Platformën e Tiranës dhe qartë të dënon përfshirjen e shteteve të huaja në punët e brendshme të R. së Maqedonisë. Edhe Shqipëria edhe Maqedonia janë shtete- kandidate për anëtarësim në BE dhe presim sjellja e kryeministrit të Shqipërisë të dënohet nga kompetenti për këtë gjë dhe ai është euro- komisari për zgjerim”, tha Nikoloski.

Punën e dytë që VMRO DPMNE e pret nga komisari dhe BE është që të mbahen në parimet dhe kërkesat e tyre.

“Paraardhësi i tij Oli Ren në vitin 2007-të kërkoi të respektohet rregulli gjatë formimit të Qeverisë së do të thotë, fituesi në bllokun maqedonas të bëj koalicion me fituesin në bllokun shqiptar. Kërkojmë ky rregull të respektohet edhe tani edhe në të ardhmen. Të mos shkilen rregullat që i kërkon vet BE”, shtoi Nikoloski.

Punën e tretë që e kërkoi është “të respektohen mbi 200 mijë njerëzit që çdo ditë protestojnë nëpër rrugët e Maqedonisë dhe kanë qëndrim të tyre”.

“Dhe ndoshta çështja më e rëndësishme është të zhbllokohen proceset euro- integruese. Në këtë drejtim konsideroj se është shumë e dobishme që komisari Han vjen në Shkup, harxhon kohën e tij dhe dëshiron të ndihmojë. Por, do të ishte edhe më mirë edhe për Maqedoninë edhe për të personalisht, nëse ka aq energji, atë ta harxhoj në Athinë sepse bllokimi i proceseve euro- integruese fillon prej atje”, vuri në dukje Nikoloski.

Në pyetjen nëse VMRO DPMNe do të merr pjesë në takimin koordinues të Kuvendi i thirrur nga kryetari Trajko Veljanovski, ai tha se “VMRO DPMNE ka strategji veprimi, por do ta njoftojë atë kur të vije koha e duhur”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.