fbpx

VMRO DPMNE: Do të qëndrojmë fuqishëm në mbrojtjen e interesave të shtetit

-

Përcaktimi jonë historik dhe ideologjik, por edhe mandati i dhënë nga shumica e qytetarëve, është mbrojtja e interesave të shtetit dhe ato nacionale në çfarëdo forme, thonë nga VMRO DPMNE ku shtojnë se fuqishëm do të qëndrojnë pas mbrojtjes së interesave.

“VMRO DPMNE nuk do të lejojë defaktorizimin e popullit maqedonas dhe komuniteteve tjera që jetojnë në vendin tonë. Atë që e paralajmëronim gjatë fushatës zgjedhore, tani të gjithë e shohin. LSDM tenton vetvetiu të garojë në zgjerimin e ofertës përballë partive shqiptare që të vijë në pushtet me çdo kusht. LSDM fuqishëm ka hyrë në ridefinimin e R. së Maqedonisë. LSDM për këtë qëllim do të bëj shkeljen e Kushtetutës së R. së Maqedonisë dhe këtë nuk do ta lejojmë”, thonë nga kjo parti.

Nga VMRO DPMNE ia bëjnë me dije LSDM-së dhe secilit që do të bëj bast me interesat nacionale dhe shtetërore se në Maqedoni ka tjerë që mendojnë për këto interesat dhe se janë të gatshëm t’i mbrojnë ato.

Sipas VMRO DPMNE-së, koalicioni i tyre ka fituar në zgjedhje duke marr shumicën e mbështetjes së qytetarëve, të cilët e kanë nuhatur qëllimin e LSDM-së për ridefinimin e shtetit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.