fbpx

VIZUELIZIM: VMRO DPMNE ka 51 ndërsa LSDM 49 vende deputetësh

-

VMRO DPMNE ka fituar dy mandate më shumë se LSDM, tregojnë rezultatet fillestare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Siç thekson kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, sipas rezultateve të para dhe jo përfundimtare, VMRO DPMNE ka marrë 51 deputetë, LSDM 49, BDO 10, Lëvizja Besa 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe PDSH 2 mandate.

Nga KSHZ theksuan se këto janë të dhëna të marra nga gjashtë njësitë zgjedhore dhe se ende priten rezultatet nga njësia  e shtatë zgjedhore. Çiçakovski shtoi se mungojnë rezultatet edhe nga 10 vendvotime nga Diaspora, më saktë nga SHBA dhe se pasi do t’i marrin të dhënat, do të dalin me të dhëna edhe për NJZ 7.

Gjatë ditës së sotme pranë KSHZ tanimë kanë arritur edhe ankesat e parë nga bartësit e listave zgjedhore, por sipas Çiçakovskit, numri i tyre është i parëndësishëm.

Lidhur me numrin e fletëve të pavlefshëm, Çiçakovski theksoi se kjo nuk duhet parë si mungesë në edukimin e komisioneve zgjedhore, por se kjo mund të jetë qëndrim i vet votuesve.

Nga KSHZ njoftuan se partitë kanë mundësi në afat prej 48 orëve të dorëzojnë ankesa pranë KSHZ ndërsa Komisioni në afat prej 48 orëve duhet të jep përgjigje ndaj denoncimeve. Pas përgjigjes, dorëzuesit e ankesave mund të dorëzojnë ankesë edhe pranë Gjykatës administrative.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.