fbpx

Vërtetohet identiteti i pronarit të automobilit të dyshimtë para ambasadës së SHBA-së

-

MPB ka vërtetuar identitetin e pronarët të makinës “Zastava” që dje mobilizoi ekipet anti- terrorizëm të MPB-së pasi nga Ambasada e SHBA-së në Shkup u denoncua se ekziston mundësia që makina të ketë eksploziv.

“Është vërtetuar identiteti i pronarit, por lidhur me këtë nuk do të dalim me detaje të mëtutjeshme sepse bëhet fjalë për të dhëna personale” deklaruan për “Meta” nga MPB.

Prej atje konfirmuan se ekipet e tyre kanë vërtetuar se në makinë nuk ka gjurmë eksplozivi, siç kanë qenë dyshimet e para ndërsa pas kontrollit mjeti bartës është dërguar për kontroll të mëtutjeshëm.

Nga ambasada e SHBA-së sot në mëngjes vërtetuan identitetin.

“Në incident të izoluar, ambasada mund të konfirmoj se ka pasur dyshime për makinë, që mbrëmë është parkuar në rrugën para ambasadës. Kërkuam ndihmë nga MPB dhe njësitë e këtij dikasteri janë përgjigjur në mënyrë përkatëse. Makina është larguar pa incidente. Për detaje të mëtutjeshme për hetimin, kontaktoni me MPB dhe kjo s’ka kurrfarë lidhje me problemet që i kemi me linjat tona të telefonit” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Shkup.

Dje, rreth orës 18 nga ambasada e SHBA-së në MPB kanë denoncuar se ka makinë të dyshimtë që është lënë para hyrjes së ambasadës.

Shërbimet e sigurisë së ambasadës me pajisje të posaçme e kanë kontrolluar makinë, pas çka kanë konfirmuar se nuk ka gjurmë për eksploziv.

Pjesëtarët e njësitit anti- terrorizëm pranë MPB-së menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë kontrolluar makinën, por në të nuk është gjetur kurrfarë eksplozivi.

Incidenti po ndodh pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit dhe dy muaj e gjysmë jo të plotë pasi një ushtrim i pa- paralajmëruar i njësitit Alfa më 15 shtator, aktivizoi sistemin e sigurisë në ambasadën e SHBA-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.