!Në periudhën që vijon, punojmë në vendosjen e sistemit për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës, do të njoftojnë në mënyrë plotësuese. Tekstet e “Meta” deri atëherë, janë të lira për marrje, por duke e treguar citimin nga ku është marrë lajmi.

Veljanovski të martën caktoi takim koordinues në Kuvend


       
Shkup, 17 Mars, 2017 - 15:57 (META) 

Pasi partia e LSDM-së dorëzoi nismë me 67 nënshkrime për vazhdimin e seancës konstituive, ish kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, caktoi takim koordinues për të martën në orën 12.

“Sot në Kuvendin e RM-së më erdhi kërkesë nga 67 deputetë për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive të përbërjes së nëntë parlamentare, që u filluar dhe u ndërpre më 30 dhjetor 2016. Për këto shkaqe, dhe pas konsultimeve të realizuara me përfaqësuesit e autorizuar të partive politike në Kuvend, caktova takim koordinues për të martën, 21 mars 2017 në orën 12”, thuhet nga kabineti i Veljanovskit.

Nga kabineti i kryetarit të deritanishëm thonë se në takimin koordinues duhet të vërtetohet propozimi për përbërjen e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, që do të shërbej si bazë për caktimin e vazhdimit të seancës konstitutive.