fbpx

Veliçkovski: Poposki le t’i vë gardh rezidencës partiake e jo kufirit

-

Çështja thelbësore sot është si Maqedonia të mund të ndihmoj dhe si të përshtatet në përpjekjet evropiane dhe masat për tejkalimin e krizës së refugjatëve e jo si të vendos gardh metali në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, thotë kryetari i Partisë liberale, Ivon Veliçkovski, pas deklaratës së djeshme të ministrit të jashtëm, Nikolla Poposki.

“Përderisa dje në Gjermani u bashkuan familjet e refugjatëve, imazhin e Maqedonisë e “kompletoi” përdorimin e forcës ndaj refugjatëve në baltën e hapësirës ndër- kufitare. A kjo është pamja “humane” e Maqedonisë? Partia liberale e para përshëndeti shpërndarjen shtesë të forcave të sigurisë në kufirin jugor, por gardhi përreth kufirit është pa kurrfarë kuptimi. Për këtë, ministri Poposki më mirë të mendoj për gardh metali rreth selisë së VMRO DPMNE e jo kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë” deklaroi Veliçkovski pas seancës së djeshme të komitetit ekzekutiv të PL.

Veliçkovski pyeti ministrin dhe Qeverinë se prej kur kanë filluar të shqyrtojnë opsione të këtilla, me autorizimin e kujt dhe me nismën e kujt si dhe nëse partnerët e koalicionit të Przhinos janë dakorduar me masën e këtillë eventuale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.