fbpx

Van Hojte: Kemi diskutim të mirë,çështjet më të mëdha janë mbyllur

-

Ndërmjetësuesi Piter van Hojte në deklaratën e sotme para Klubit të deputetëve, tha se nuk është  pesimist sikurse disa orë më parë dhe se pjesëmarrësit në bisedime kanë qenë konstruktiv.

– Kemi diskutim të mirë dhe çështjet më të mëdha tashmë janë mbyllur- tha Van Hojte.

Ai shtoi se kërcënimi për “bombat” nuk janë më problem për të vazhduar bisedimet, por nuk dëshironte të precizojë se ligji është tërhequr ose do të të hiqet nga procedura kuvendare.

Sikurse tha ambasadori Orav edhe Van Hojte tha se Ligji për monitorimin e “bombave” dhe Ligji për “kallëzuesit” do të shqyrtohen nga grupet  e punës dhe se zgjidhja për këtë duhet të jetë para 20 tetorit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.