fbpx

USAID ngel e përkushtuar në demokratizimin e shoqërisë në Maqedoni

-

Organizata amerikane për zhvillim ndërkombëtarë (USAID), ka program disavjeçarë strategjikë me të cilin punon dhe ky është viti i dytë i këtij programi, deklaroi sot në Shtip, drejtori i zyrës për zhvillim, Eduard Gonzales.

Drejtori Gonzales deklaroi se USAID Maqedoni ka program disavjeçarë i cilin punon në përforcimin e proceseve demokratike në shoqërinë e Maqedonisë.

“USAID në Maqedoni është e fokusuar në sigurimin e ndihmës për organizatat civile në Maqedoni, përfshirjen e tyre në proceset demokratike dhe identifikimin e problemeve të interesit të tyre dhe gjithashtu tejkalimin e tyre” deklaroi Gonzales.

Në këtë drejtim, Organizata amerikane për zhvillim ndërkombëtarë, në mënyrë aktive punon me më shumë palë, duke filluar nga shoqëritë civile, qeverinë dhe sektorin privat për identifikim të përbashkët dhe zgjidhje të problemeve.

“Për këtë qëllim, muajt e ardhshëm do të zhvillojmë projekt të ri në Maqedoni, i cili do të përfshij këto figura në nivel nacional dhe lokal, pikërisht në drejtim të proceseve demokratike” deklaroi më tej Gonzales.

Sot në Shtip, para sektorit joqeveritar, institucionet dhe qytetarët e interesuar u prezantuan katër komponentët e projektit për pjesëmarrje civile, i realizuar nga “East West Managment Institut”, në partneritet me katër organizata civile- Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, Asociacioni për nisma demokratike (AND), Fondacioni “Shoqëri e hapur”- Maqedoni (FSHHM) dhe Këshilli nacional rinor i Maqedonisë (KNRM).

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.