fbpx

Absurd: Universitet do të debatojnë për ligje e miratuara

-

Edhe përskaj protestave, revolti dhe mospajtimi i pjesës më të madhe të studentëve dhe profesorëve, mendimi negativ i opinionit vendas dhe opinionit të ekspertëve, më 29 dhjetor deputetët në Kuvend  do të votojnë për pakon e masave në arsim. Në edicionin e sotshëm të gazetës ditore “Nova Makedonija”, është shpallur shpallje komerciale nga 110 profesorë të cilët janë nënshkruar dhe janë drejtuar, dhe informojnë Qeverinë nëse nuk heq dorë nga procedura që ka nisur sërish të ndryshoj Ligjin e Arsimit të Lartë, atëherë do të ballafaqohen me rezistencë të madhe nga të gjithë qytetarët akademik.

Nga drejtoria e Rektoratit, informojnë se në konferencën e caktuar për 16 janar të vitit që vjen në Fakultetin Ekonomik në Shkup, do të marrin pjesë njësitë dhe anëtarët e UShKM-së, universiteteve të tjera në Republikën e Maqedonisë, studentët dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh), publikoi “Nova Makedonija”,drejtoria e Rektoratit e UShKM-së dje, në seancë, përveç çështjeve të tjera, vëmendje të veçantë propozimeve të MASh-it që kanë të bëjnë me reformat me arsimin e lartë.

Në vazhdim e sipër është diskutimi i njësive të Universiteteve dhe për propozim- ligjet e tjera që kanë të bëjnë me arsimin e lartë, pas të cilit propozimet dh vërejtjet e njësive dhe anëtarëve shoqërues të UShKM-së do të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Drejtoria e Rektoratit, siç thuhet, pret që mendimet, propozimet dhe vërejtjet të marrin parasysh nga organet kompetente. Studentët e revoltuar nga sjellja mospërfillëse e Qeverisë dhe thonë se e kanë të qartë se në procedurë të përshpejtuar miratohen ligjet kontestuese. Plenumi Studentor paralajmëroi të premten të ketë protesta të tjera.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.