fbpx

U publikua raporti përfundimtar për reformat mediаtike

-

Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit “Observatori për reforma mediatike”, i cili ka të bëjë me përmbushjen e Reformave urgjente prioritare (RUP) për lirinë e të shprehurit e publikoi raportin përfundimtar, i cili në formë të përmbledhur i prezanton rezultaet e përgjithshme të vëzhgimit, në periudhën prej 1 korrikut të vitit 2017 deri më 30 shtator të vitit 2018.

Në raport, sa i përket përmbushjes së reformave, u ndoqën katër shtylla: transmetuesi publik i radiodifuzionit, reklamimi qeveritar, qasja në informata me karakter publik dhe shpifja dhe ofendimi.

Në përmbledhjen e shkurtër theksohen këto konstatime:

  • Transmetuesi publik i radiodifuzionit – financimi i ri buxhetor i RTM-së tregoi se është në nivel më të ulët se sa më parë dhe se nuk do t’i plotësojë nevojat për funksionim normal të transmetuesit publik. Prandaj, në korrik të vitit 2018 me rebalancin e buxhetit, Kuvendi 3 milionë euro të tjera pë këtë vit për transmetuesin publik. Ndryshimet e filluara në legjislacionin e mediave nuk mundën të përfundojnë në Kuvend. Ndryshimet e nevojshme të ligjit përkatës ende nuk janë miratuar në Kuvend. Këshilli Programor i RTM-s, në përbërjen e të cilit ka anëtarë që kanë bartës të mëparshëm të funksioneve publike, e rizgjodhi drejtorin aktual të RTM-së. Shërbimet programore të televizionit janë në formatin e njëjtë edhe përkundër obligimit ligjor për hapjen e kanalit të katërt televiziv. Nuk është regjistruar asnjë hap reformues për ta përmirësuar punën dhe cilësinë e përmbajtjes së programit/ofertës në transmetuesin publik.
  • Reklamimi qeveritar – Edhe pse janë hequr reklamat qeveritare në mediat e vendit, qeveria nuk ofroi sqarime të detajuara për një sërë aspektesh të veçanta për të siguruar transparencë të plotë dhe llogaridhënie, duke publikuar rregullore, procedura apo protokolle. Përveç kësaj, në nenin 102 të Propozim-ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike është lënë mundësia për reklamim të qeverisë, institucioneve qeveritare dhe ndërmarrjeve të tjera publike.
  • Qasja në informata – Përveç masave të ndërmarra nga ana e qeverisë për hapjen e bazave publike për gazetarët, disa ministri kanë hapur qasje onlajn për publikun e gjerë në të dhënat për shpenzimet, kontratat e tenderëve dhe furnizimet. Mbetet e pandryshuar situata në lidhje me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për qasje në informatat me karakter publik. Pas thirrjes deri te publiku i gjerë dhe ekspertët për të dhënë sugjerime për ndryshime, nuk janë formuar grupe pune në kuadër të Ministrisë për Drejtësi, e as që ka filluar ndonjë aktivitet në këtë drejtim Rrethanë plotësuese rënduese është edhe jofunskionaliteti i Komisionit. Ai funksionon pa kryetar dhe pa dy anëtarë, që do të thotë se nuk ka mandat të sjellë vendime në lidhje me ankesat për qasjen në informatat me karakter publik. Ekipimi kadrovik i Komisionit pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2018.
  • Shpifja dhe ofendimi – Në këtë fushë nuk ka asnjë ndryshim dhe zhvillim në periudhën e ndjekjes dhe të raportimit. Edhe përkundër faktit se është evidentuar rënie në numrin e padive dhe të kontesteve kundër gazetarëve për shpifje dhe ofendim, ende ekziston dilema te gjykatat se a duhet të trajtojhen mediat onlajn dhe të punësuarit e tyre si media/gazetarë apo jo. Praktika gjyqësore tregon se ka interpretim arbitrar për këto subjekte dhe për gazetarët që punojnë në këtë lloj të mediave, për të cilën gjë komuniteti profesional i OJQ-ve reagon vazhdimisht. Ndaj reagimeve formale administrarive-juridike akoma nuk ka vendim nga instancat më të larta gjyqësore. Nuk është ndërmarrë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim dhe të rregullave procedurale me qëllim që të harmonizohen me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Qeveria nuk ka filluar koordinim me ekspertët në këtë drejtim.

Të gjitha rezultatet nga vëzhgimi janë në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe shqipe në ueb-faqen e projektit “Observatori për reforma mediatike”.

Prezantimi zyrtar i raportit përfundimtar do të bëhet më 11 dhjetor në Konferencën Е-shoqëri.mk.

Projektin “Observatori për reforma mediatike”, e realizuan Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, në partneritet me SHQ “Agora” – Qendrën për promovimin e vlerave qytetare dhe Platformën për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetje financiare të “Fondacionit Shoqëri e hapur – Maqedoni”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.