fbpx

Turqia shfuqizon marrëveshjen për pranimin e diplomave të Maqedonisë

-

Turqia ka shfuqizuar marrëveshjen me Maqedoninë për pranim të ndërsjellë të diplomave të vendit në të gjitha nivelet e arsimit, shkruan Alsat M. Vendimi tashmë është shpallur në Gazetën zyrtare të Turqisë ndërsa ka të bëjë me marrëveshjen e firmosur mes dy shteteve më 6 korrik 1998, me të cilën Turqia dhe Maqedonia vendosën pranimin e diplomave në të gjitha nivelet e arsimit të mesëm dhe të lartë.

Vendimi është marrë në takimin e Këshillit të ministrive të Turqisë më 12 dhjetor vitin e kaluar ndërsa është firmosur nga presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe i cili në fuqi do të futet prej 11 shkurtit të këtij viti.

Nga autoritetet e Shkupit tani për tani nuk ka kurrfarë reagimi zyrtar lidhur me vendimin e Ankarasë.

Ministri i arsimit Pishtar Lutfiu për televizionin shkurtë deklaroi se nuk beson se ka shkak për ndërprerjen e marrëveshjes.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.