fbpx

Tre gishtat nga mitingu i Gruevskit kanë ofenduar grekët

-

Tubimi i Nikolla Gruevskit ishte përplot provokime dhe ofendime ndaj Greqisë. Këtë e shkruan gazeta greke “Proto Tema”, duke analizuar tubimin e ithtarëve të partisë në pushtet. Sipas këtij burimi, kryeministri Nikolla Gruevski edhe përmes këtij tubimi tregon se po tenton të fitoj pikë duke luajtur në kartën nacionaliste dhe kështu të qëndroj në pushtet.

Flamujt e shumtë me diellin e Verginës dhe hartat e “Maqedonisë së Madhe” që i kanë valëvitur mbështetësit e Gruevskit, sipas “Promo Tema”, janë ofendim dhe provokim i radhës për Greqinë.

“Gjatë fjalimit të Gruevskit, përkrahësit e tij tërë kohën përshëndetnin me përshëndetjen e njohur nacionaliste, që është simbol i irredentizmit në Shkup. Bëhet fjalë për përshëndetje me tre gishta të ngritur dhe formën e shkronjës O, që simbolizojnë, tre pjesët e shkëputura të Maqedonisë (pjesën e Vardarit, Egjeut dhe Pirinit) dhe aludojnë në bashkiM” shkruan kjo gazetë duke treguar atmosferën nga protesta.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.