fbpx

Timonie: Edhe gazetarët edhe diplomatët duhet të luftojnë për lirinë e të shprehurit

-

Edhe gazetarët, mirëpo edhe diplomatët kanë përgjegjësi për demokracinë dhe për luftën për lirinë e të shprehurit, dhe në këtë luftë nuk duhet heshtur, porositi ambasadori i Francës, Kristian Timonie në promovimin e sotëm të publikimit “Liria e të shprehurit nëpërmjet prakitkës së Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut” nga dr. Mirjana Llazarova – Trajkovska, që u mbajt në Klubin e gazetarëve në Shkup.

– Nga dita shumë e pikëlluar e 24 dhjetorit të vitit 2012 kaluam një rrugë të vështirë, mirëpo të suksesshme dhe përvojat mund të shërbejnë si material për të menduar për evolucionin dhe kërkimin e demokracisë. Libri i dr. Mirjana Llazarova – Trajkovskës, paraqet përkujtim për përgjegjësinë e madhe që e keni ju si gazetarë dhe përkujton në guximin e disa gazetarëve, mirëpo edhe për mungesën e guximit të disa të tjerëve. Njëkohësisht, na shërben edhe si leksion neve diplomatëve që të mos heshtim kur bëhet fjalë për shkeljen e ligjeve dhe të drejtave fundamentale dhe të themi qartë dhe zëshëm se diçka është e papranueshme – porositi Timonie.

Në libër theks të veçantë vëndohet mbi rastin “Selmani dhe të tjerët kundër Republikës së Maqedonisë” në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg (GJEDNJ), si rast i parë nga Republika e Maqedonisë për pamundësim të lirisë së të shprehurit në lidhje me largimin e dhunshëm të gazetarëve nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 24 dhjetor të vitit 2012.

Siç tha autorja, dr. Llazarova – Trajkovska, ky rast është segment i rëndësishëm nga praktika e GJEDNJ-së.

– Jam shumë krenare nga ky aktgjykim i GJEDNJ-së, dhe duhet potencuar se ky aktgjykim nuk është kundër Republikës së Maqedonisë, por PËR Republikën e Maqedonisë – tha autorja.

Shteti duhet të jetë rojtar i lirisë së të shprehurit, si e drejtë themelore, mirëpo duhet të jetë edhe rojtar në aspekt të gjuhës së urrejtjes, tha euroambasadori Samuel Zhbogar, duke porositur se pret që libri i Llazarova-Trajkovskës të mos lexohet vetëm nga gazetarët, por edhe nga gjykatësit dhe faktorët e tjerë të gjyqësisë, e gjithashtu edhe nga politikanët, deputetët, përfaqësuesit e organizatave qytetare, si libër i rëndësishëm për lirinë e të shprehurit, mirëpo edhe për luftën kundër gjuhës së urrejtjes.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.