fbpx

Të hënën BDI do të vendos nëse do të hyj në Qeveri apo do të mbështes qeverinë e pakicës

-

Kryesia qendrore e BDI-së sot po debaton mbi dy opsionet, njëri është për pjesëmarrje në Qeverinë e re ndërsa tjetri për mbështetjen e qeverisë së pakicës, deklaroi zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani.

Ai shtoi se pengesa më e madhe, ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, është tejkaluar dhe se është qëndrim që është harmonizuar mes BDI-së dhe LSDM-së.

Në pyetjen e gazetarëve çfarë nënkupton me opsionin “mbështetje të qeverisë së pakicës” dhe nëse kjo do të thotë shumicë jostabile parlamentare në Kuvend, Osmani tha se BDI do të jep mbështetje në Kuvend që të sigurohet kjo qeveri, por nuk do të merr pjesë në pushtetin qendrorë me ministra dhe anëtarë të pushtetit ekzekutiv.

“Ne nuk po shpikim ujin e vaktë sepse opsioni për mbështetjen e qeverisë së pakicës është në shumë vende evropiane”, tha Osmani.

Sipas tij, qëllimi me këtë opsion është që të hidhen poshtë të gjitha dyshimet që dikush i ka ndaj punës së BDI-së deri më tani, sepse siç tha, BDI nuk është vetëm parti politike por edhe lëvizje.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me deklaratën e Zaevit se LSDM tashmë i ka nënshkrimet e BDI-së për formimin e Qeverisë, Osmani tha se ata ende nuk kanë marrë vendim për dhënien e nënshkrimeve LSDM-së sepse për këtë zyrtarisht duhet të vendos Ahmeti.

Osmani vuri në dukje se sot nuk do të merret vendim ndërsa debati do të vazhdoj ditët në vazhdim.

Besohet se vendim do të merret të hënën.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.