“TAV Maqedoni”: Aeroporti “Aleksandri i Madh” është i hapur dhe funksionon normalisht


       
Shkup, 24 Nëntor, 2016 - 12:09 (META) 

Aeroporti “Aleksandri i Madh” është i hapur dhe trafiku ajror zhvillohet normalisht pas anulimit të djeshëm të fluturimit Shkup- Stamboll të kompanisë “Turkish Airlines”, njofton “TAV Maqedoni”.

Nga kompania shtojnë se dje, gjatë kontrollit rutinor të avionit, është gjetur celular i lënë, pas çka është kryer kontroll shtesë dhe pas disa orëve avioni ka fluturuar.

“Për shkak të rregullave të sigurisë të avio- kompanisë dhe vendimit të kapitenit, avioni është kthyer në pozitë parkimi që t’i kryhet kontrolli shtesë. Bëhet fjalë për procedurë të rregullt ndërkombëtare që bëhet në emër të sigurisë së fluturakeve dhe udhëtarëve. Për këtë arsye, fluturimi u anulua. Pas kushtet u plotësuan, kapiteni vendosi që fluturimi të vazhdoj më ora 22:56 minuta drejt Stambollit” thonë nga “TAV Maqedoni”.

Me avionin e “Turkish Airlines” për në Stamboll duhej të udhëtoj edhe delegacioni i udhëhequr nga presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov. Nga kabineti i shefit të shtetit njoftojnë se për shkak të këtyre procedurave të sigurisë, presidenti dhe delegacioni nuk kanë udhëzuar për në Stamboll, prej ku është dashur të shkojnë në Madagaskar në Samitin e frankofonisë.