fbpx
Tag: Zoran Zaev

tag: Zoran Zaev

Zaev për flamurin në kabinetin e Xhaferit: Nëse ka ndodhur gabim, duhet të përmirësohet

Ka mundësi deri në fund të muajit të formohet qeveria e re, sipas afateve, por varet nga vendimi i Gjorge Ivanovit si dhe nga gatishmëria teknike e Kuvendit, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me përfaqësuesit e OSBE-së në “Holiday In”. Ai ka shtuar se është i gatshëm të takohet me Ivanovin për t’ia garantuar unitetin dhe...

Nga VMRO DPMNE mohojnë se kanë kërkuar apo do të kërkojnë amnisti

VMRO DPMNE përmes njoftimit ka reaguar ndaj intervistës së Zoran Zaevit për “Dojçe Vele”, duke porositur se partia as nuk ka kërkuar e as nuk do të kërkoj amnisti. Zaev në intervistë ka thënë se Gruevski tërë këtë e bën “që të bëj pazarllëk për amnisti”, por se amnisti nuk do të ketë. “Zoran Zaev s’mund të kuptoj se dikush...

Zaev në takim me Ji: Të gjithë t’i mbështesin proceset demokratike për qeverinë e re

Është shprehur mbështetje për proceset demokratike në Maqedoni, të cilat pas zgjedhjeve kredibile vazhduan me emërimin e kryetarit të ri të Kuvendit nga radhët e shumicës parlamentare ndërsa do të rezultojnë me zgjedhjen e Qeverisë së re në Maqedoni, ka thënë LSDM në njoftimin me të cilin njoftoi për takimin e sotëm të liderit partiak Zoran Zaev, zv- kryetares,...

Zaev: Dhunën e kanë bërë banditë dhe policë të nxitur nga Gruevski, Ivanovi dhe Çavkovi

Dhuna ndaj gazetarëve dhe deputetëve është nxitur nga Nikola Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanovski, Mitko Çavkov dhe një grup i tyre bashkëpunëtorë që i godet kalimi i pushtetit dhe janë të gatshëm për interesat e tyre t’i viktimizojnë interesat e shtetit, ka thënë në konferencë shtypi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. “Dhuna që ndodhi mbrëmë nuk është vlerë demokratike. Dhuna...

Dhuna në Parlament, lëndohen Zaev dhe deputetë tjerë të LSDM-së

Kaos dhe atmosferë me tension po mbizotëron në Kuvend pasi protestuesit e nismës “Për Maqedoni të Përbashkët” kanë pushtuar parlamentin. Ka informacione se një pjesë e deputetëve janë rrahur dhe lënduar, me fytyra të gjakosura, mes të cilëve edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Protestuesit gjenden në korridoret e kuvendit. Ata gjithashtu janë futur edhe në sallën plenare duke brohoritur “zgjedhje”...

Zaev: Është koha që shumica parlamentare ta merr përgjegjësinë

“Si shumicë parlamentare që e morri besimin, lamë që këto pesë javë i tërë opinioni të bindet se për çfarë patriotizmi të rremë është i gatshëm të bëj Gruevski dhe kryesia e VMRO DPMNE-së dhe nuk ka dyshim se kryesia e VMRO DPMNE-së nuk dëshiron ta dorëzojë pushtetin sepse ka frikë nga përgjegjësia. Ikje nga përgjegjësia nuk ka, amnisti...

Zaev nga foltorja: Kryetari i Kuvend do të zgjidhet në këtë sallë apo në tjetrën

Kryetari i Kuvendit do të zgjidhet në këtë sallë apo në tjetrën, te shkallë, në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, në ASHAM, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin e tij të parë para foltores parlamentare ku i bëri thirrje kryesuesit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, që mos ta shkel Rregulloren. Ai theksoi se shumica, për shkak të replikave pafund, pret...

Zaev: Nuk do të donim që të përsëritet 24 dhjetori, nuk i tregojmë taktikat e partisë

“Ekzistojnë shumë alternativa, nuk i tregojmë taktikat e partisë sepse mund të shkaktojnë hapa nga oponenti ynë, dhe kjo mund të çoj drejt ndonjë situate të padëshiruar. Por, hapur flasim se nuk do të donim të përsëritet 24 dhjetori apo diç e hidhur për opinionin e Maqedonisë. Pamë se çfarë mund të bëj VMRO DPMNE dhe partnerët e tyre...

Zaev me katërshen evropiane: Maqedonia patjetër t’i vazhdojë proceset demokratike

Republika e Maqedonisë patjetër t’i vazhdojë proceset demokratike. Kjo është konstatuar në takimin e sotëm të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev me ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Suedisë dhe Holandës në vend, Kristin Alt’hauzer, Çarls Geret, Mars Stefanson dhe Volter Plomp. “Shumica parlamentare prej 67 deputetëve është e gatshme të realizoj vullnetin e qytetarëve për ndryshime. Hapat në vijim...

VMRO DPMNE: Dalja nga kriza bëhet me zgjedhje të reja dhe prononcimin e popullit për Platformën e Tiranës

Dalja nga kjo situatë ku LSDM-ja kriminale e çoi shtetin është vetëm një. Zgjedhje të reja parlamentare. Vetëm në këtë mënyrë, qytetarët qartë dhe pa mëdyshje do të mund të prononcohen rreth Platformës së Tiranës. Vetëm në këtë mënyrë Maqedonia nuk do të ndjehet e mashtruar, porositi VMRO DPMNE në njoftimin e rregullt ditor. Partia me ton shumë të ashpër,...

VMRO DPMNE: Nga 20 vende deputetësh plus për fituesin që mos të ketë shantazhe

VMRO DPMNE në njoftimin e ditës sot përkujtoi se ka propozuar parim që do të pamundësoj në të ardhmen të shantazhohen fituesit e zgjedhjeve. “Në manifestin e propozuar nga VMRO DPMNE parashihet çdo fitues i ardhshëm i zgjedhjeve parlamentare, të merr bonos 20 deputetë, në suazat e numri të tashëm të deputetëve dhe në pajtim me Kushtetutën ose të aplikohet...

VMRO DPMNE: Edi Rama vazhdon me nënçmimin e popullit maqedonas

“Luajtja dhe tregtia me interesat më të larta shtetërore dhe nacionale rrit apetitet e strukturave të ndryshme që nuk ia mendojnë të mirën Maqedonisë. Mbrëmë ishim dëshmitarë se si disa vandalë morën guximin që të ulin flamurin e shtetit në mes të ditës në qendër të Kumanovës, disa qindra metra nga vendi ku Zaevi dhe Spasovski bënin fotografi “selfie”...

Zaev: Bëjmë çmos për fund të qetë të krizës

Në interes të stabilitetit të shtetit dhe qytetarëve, duhet urgjentisht të formohet Qeveria e re, si dalje nga kriza politike, në të cilën e fusin shtetin Nikola Gruevski dhe kryesia e VMRO DPMNE-së, thotë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në edicionin e sotëm të gazetës serbe “Danas”. “LSDM çdoherë ka qenë dhe do të jetë parti shtetformuese e cila para...

VMRO DPMNE: Nevojiten zgjedhje të reja, në të kundërtën revolti do të rritet

Zgjedhjet janë debati më i mirë që Zoran Zaevi mund ta bëj për Platformën e Tiranës dhe elementet që i përmban ajo, thuhet në njoftimin e rregullt ditor të VMRO DPMNE-së. nga partia shtojnë se në të kundërtën revolti do të rritet dhe çdo ditë qindra mijë qytetarë do të shprehin revoltën e tyre nga “raporti servil i kriminelit...

Zaev: Edhe po të fitoj në zgjedhje, Gruevski nuk ka partner koalicioni tek partitë shqiptare

VMRO DPMNE e din se nëse shkon në zgjedhje do të pësoj humbje sepse askush s’mund ta duroj këtë sjellje të pahijshme. Ky është komenti i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ndaj qëndrimit të VMRO DPMNE-së, që u vërtetua edhe pas takimit të djeshëm me euro- komisarin Johanes Han se zgjidhja e vetme e krizës janë zgjedhje të shpejta...

Mesazhet e Hanit janë të qarta- proceset duhet të përshpejtohen

Mesazhet e euro- komisari dhe euro- deputetëve janë të qarta si dita, proceset patjetër të përshpejtohen, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me komisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han dhe treshja evropiane, Ivo Uajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn. Zaev theksoi se ngelin në kërkesën ndaj presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov që ta ndaj mandatin për...

Zaev: Nëse e marr mandatin, nuk do të harxhoj 20 ditë në bisedime për përbërjen e Qeverisë

Caktim të seancës parlamentare, koordinim të deputetëve për marrëveshje rreth përbërjes së komisioneve për zgjedhje dhe emërim, zgjedhja e kryetarit të institucionit ligjvënës, shkresë deri tek Ivanovi, vendimin i tij për ta dhënë mandatin, bisedime për qeveri dhe përbërjen e saj. Ky është orari i hapave për të cilat lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pret të realizohen në afat...

Zaev do të merret në pyetje te Zvërlevski për parregullsi zgjedhore

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është ftuar që të merret në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike. Zaev bashkë me disa persona tjerë udhëheqës të partisë janë ftuar që të japin dëshmi për procedurën parahetimore, të cilën e udhëheqë Prokuroria e Marko Zvërlevskit për keqpërdorim të parave në fushatën zgjedhore. Krahas Zaevit, sipas informatave në media, në bisedë informative janë...

VMRO DPMNE me kërcënime ndaj PSP-së dhe LSDM-së për paraburgimin e Koçanit

“VMRO DPMNE me vëmendje prej së afërmi ndjek tendencat e degës partiake të LSDM-së që është Prokuroria Speciale, Zoran Zaevit dhe skenaristëve të tij, por edhe gjykatësve që janë nën ndikimin apo presionin e LSDM-së, në rastin e përpjekjes për përcaktim joligjor të paraburgimit të pronarit të televizionit “Nova”, Sead Koçani”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së. Sipas kësaj partive,...

Ivanov: Pengesat për dhënien e mandatit ende s’janë eliminuar

Pengesat për ndarjen e mandatit ende s’janë eliminuar, deklarojnë nga kabineti i presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov, për agjencinë shtetërore të lajmeve, MIA. “Presidenti Ivanov mban qëndrimin nga fjalimi i tij para qytetarëve të Maqedonisë më 1 mars 2017. Pengesat për dhënien e mandatit ende s’janë eliminuar” thonë nga kabineti i Ivanovit. Ivanov në fjalimin e tij të 1 marsit tha...