Qytetarët kanë filluar nismën “Jo për euro- obligacionin”


Shkup, 10 Korrik, 2016 - 14:43 (META) 

Faqja e internetit „јавен долг.мк“ publikoi link afër peticionit “Jo për euro- obligacionin”, ku thirren të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të R. së Maqedonisë, që të nënshkruhen se nuk e pranojnë euro- obligacionin prej 650 milion eurove.

“Unë, qytetar/qytetare e përgjegjshme e R. së Maqedonisë, deklaroj se nuk e pranoj euro -obligacionin prej 650 milionë euro të cilin Qeveria dëshiron ta merr dhe nuk dua ta kthej këtë borxh në vitet e ardhshme” shkruan në peticion.

Gjithashtu, në thirrjen për nënshkrim në peticion thuhet se huamarrja e re është e mundur të arrijë miliard euro për kthim.

“Këto ditë, në mes të verës, në mes të krizës politike, në mes të protestave dhe para zgjedhjeve, Qeveria publikoi se sërish do të merr euro- obligacion, me afat prej 10 viteve, në vlerë maksimale të mundshme prej 650 milionë eurove. Edhe pse norma e interesit ende nuk dihet, mund të supozohet se ajo do të jetë më e larta se euro- obligacioni i mëparshëm”, thonë nismëtarët.

 


Naumov: Me dhënien e euro- obligacionit, borxhi publik do të jetë mbi 5 miliardë euro


Shkup, 9 Korrik, 2016 - 15:56 (META) 

Vendimi që të jepet euro- obligacion prej 650 milionë euro është krim financiar ndaj qytetarëve, ekonomisë dhe gjeneratave tjera, akuzoi sot në konferencë shtypi, Kire Naumov nga LSDM.

Ai tha se me dhënien e paralajmëruar të euro- obligacionit në vlerë prej 650 milionë euro, borxhi publik edhe zyrtarisht do ta kaloj shifrën prej 5 miliard euro apo 54% nga BPV.

“Bëhet fjalë për 5 miliardë euro në kurriz të gjeneratave. Pushteti kriminel i shkurton investimet kapitale me pretekst se është periudhë para- zgjedhore ndërsa borxhin disa herë e ka rritur në vit zgjedhor. Është e qartë se Kiril Minovski është emëruar që të jetë “kamikazi” dhe të vendos nënshkrimin e tij në këtë huamarrje joligjore dhe kriminele. Me vendosjen e nënshkrimit, Minovski do të jetë kryerësi i drejtpëdrejtë i këtij krimi financiar. I njoftojmë “Siti Bank”, “Dojçe Bank”, “Erste Bank” dhe “Sosiet Zheneral” si agjentë për dhënien e euro- obligacionit se sipas Ligjit për Qeveri, ende në futi janë normat ligjore edhe gjatë dhënies së euro- obligacionit të katërt. Nëse nuk respektohet procedura e njëjtë juridike, sikur gjatë dhënies së këtij euro- obligacioni, atëherë pas ndërrimit të pushtetit do ta kontestojmë këtë huamarrje si borxh ligjor publik” tha Naumov.

Ai shtoi se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet që të merr vendime të tilla me të cilat e fut në borxh shtetin dhe gjeneratat e ardhshme.


LSDM: Rishikimi i paralajmëruar i buxhetit është dështim për Maqedoninë


Shkup, 25 Qershor, 2016 - 15:22 (META) 

Qëllimi i vetëm i rishikimit të ri të buxhetit është krijimi i kushteve për huamarrje të re përmes euro- obligacionit ndërsa ministri i ri i financave Kiril Minoski duhet të dijë se ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë me vendosjen e nënshkrimit për huamarrjen e re të larta të qytetarëve, thuhet në reagimin e LSDM për propozim- rishikimin e buxhetit.

“Për Minoskin huamarrja përmes euro- obligacionit është si garanci bankare në Bankën Popullore, kapital i freskët për rritjen e konsumit privat e jo huamarrje e re e qytetarëve. Është e qartë se ai tenton të shpëtoj shefin e tij Nikolla Gruevski pasi deklaroi se me rishikimin planifikon të shkurtoj në pjesën e investimeve kapitale ndërsa njëkohësisht me këtë ta rrit deficitin buxhetor. Kiril Minoski le ta lexoj ueb faqen e Ministrisë së financave që të sheh se investimet kapitale nga fillimi i vitit kanë realizim kapital prej vetëm 16% dhe janë për 20 milionë euro më të ulëta krahasuar vitin e kaluar” thuhet në reagimin e partisë opozitare.

Prej atje thonë se shkurtimi i investimeve kapitale dhe rritja e normës referente të interesit nga ana e guvernatorit të Bankës Popullore Dimitar Bogov e çojnë ekonominë në rrezik për recesion dhe rritje më të ulët se 1%.