Arifi: Thirrjet për mos- tolerancë nuk janë të mira për të ardhmen e vendit


Tetovë, 6 Mars, 2017 - 13:33 (META) 

“Thirrjet për ndarje dhe padurim, nuk duhet të jenë pjesë e agjendave të partive politike. E ardhmja e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh fesë dhe kombit, është BE dhe për këtë është e rëndësishme të gjendet zgjidhje për të gjitha çështjet ndërsa thirrjet për mos- tolerancë nuk janë të mira për të ardhmen e vendit”, u përgjigj nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi në pyetjen e gazetarëve lidhur me thirrjet e kreut të VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski për padurim etnik.

Arifi sot në Tetovë u takua me euro- ambasadorin, Samuel Zhbogar në suazat e projektit “BE për ty”.

I pyetur për situatën aktuale politike, euro- ambasadori Zhgobar shtoi se mesazhi i përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini është shumë më i rëndësishëm nga ajo që ai mund ta thotë. Për atë nëse do të anulohen zgjedhjet lokale, Zhbogar shtoi se për këtë “duhet të përgjigje partitë”.


Zaev shkon në pushime, Gruevski kthehet


Shkup, 29 Korrik, 2015 - 14:37 (META) 

Liderët politik dhe funksionarët e lartë e partive filluan pushimet pas bisedimeve të gjata.

Siç mëson “Meta”, lideri i LSDM-së Zoran Zaev për momentin është në pushime vjetore ndërsa ditët në vijim pushimet do t’i filloj zëvendës- kryetarja e partisë, Radmilla Sheqerinska dhe zëdhënësi Petre Shilegov.

Siç njoftojnë nga LSDM, ata nuk do të shfrytëzojnë pushim klasik, por do të lidhin disa ditë me fundjavën.

Në ndërkohë, kryeministri Gruevski prej sot është në Maqedoni dhe ishte pjesë e prezantimit për realizimin e investimit të kompanisë “Kranfild Faundri”.

Pasi në opinion fotografia se ai është për pushime në Izrael, ndërsa këtë e konfirmoi edhe kabineti i tij më 20 korrik, ai për herë të parë është parë në vend.