fbpx
Tag: Vendim

tag: vendim

Këshilli Penal për 48 orë duhet të vendos nëse ndaj Koçanit do të shqiptohet paraburgim

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 në afat prej 48 orëve duhet të merr vendim nëse do t’i përcaktohet masa e paraburgimit biznesmenit Sead Koçan apo ai do të mbrohet nga liria. Prokurorët e PSP-së, Gavril Gubevski dhe Artan Ajro në seancën e sotme i kanë shpalosur argumentet se ka tregues  që Koçani ta përsërit veprën dhe se 900...

Stoltenberg: Formimi i shpejtë i Qeverisë është i rëndësishëm që të fillojnë reformat urgjente

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur veprimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që t’ia dorëzojë mandatin liderit të Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev për formim të Qeverisë së Maqedonisë. “Ky është një hap i drejtë dhe diçka që është bërë në mënyrën e duhur. Nxis që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re,...

Gjykata Kushtetuese nuk nis procedurë, mandati i kryetarëve të komunave skadon më 15 maj

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme mori vendim që mos të nis procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nismave me të cilat kërkoheshin ndryshime në Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe në Kodin zgjedhor për vazhdimin e mandatit të kryetarëve dhe këshillave të komunave. Kjo do të thotë që ligjet aktuale ngelin në fuqi gjegjësisht kryetarëve dhe këshillave të...

Apeli vërtetoi paraburgimin e Koçanit për shkak të rrezikut për ikje

Gjykata e Apelit Shkup sot pasdite njoftoi se vendimi i Këshillit Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 me të cilin iu shqiptua masa biznesmenit Sead Koçan, i dyshuari i parë në lëndën “Trust”, që e hapi PSP është vërtetuar “në bazë të rrethanave të rrezikut për ikje”. Siç informojnë nga Gjykata, pas seancës së djeshme publike, Këshilli penal i Gjykatës...

Misioni i SHBA-së në OSBE: Jemi të zhgënjyer nga Ivanovi, kërkojmë ta shqyrtoj vendimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyer që presidenti Ivanov refuzoi t’u ofroj mundësi për të formuar qeverinë e re përfaqësuesit që kanë shumicë të qartë parlamentare dhe kërkon prej tij të shqyrtoj vendimin, thuhet në kumtesën nga fjalimi i shefes së Misionit të SHBA-së në OSBE, Kejt Bërns lidhur me situatën politike në Maqedoni. “Bashkë me aleatët tanë...

Hashim Thaçi: Ivanov me këtë vendim fundosi demokracinë, duke injoruar vullnetin e popullit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook si reagim ndaj vendimit të presidentit Gjorge Ivanov mbrëmë të mos e jep mandatin për formimin e Qeverisë, shkroi se ngjarjet politike në Maqedoni janë shqetësuese dhe se Maqedonia po humb domethënien e shtetit funksional pa të drejta të barabartë të shqiptarëve. “Zhvillimi i ngjarjeve politike në Maqedoni është...

Bejli: SHBA janë të dëshpëruar, Ivanvo të shqyrtoj vendimin

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli thirri presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, sërish të shqyrtojë vendimin ndërsa fqinjët e Maqedonisë të përmbahen nga përfshirja dhe të tregohen konstruktiv. “SHBA mbrëmë ishin të dëshpëruar kur mësuan se presidenti Ivanov ka refuzuar ta jep mandatin për shumicën e qartë politike dhe të ofroj mundësi për formimin e Qeverisë. Konsideroj se kjo nuk...

Të hënën BDI do të vendos nëse do të hyj në Qeveri apo do të mbështes qeverinë e pakicës

Kryesia qendrore e BDI-së sot po debaton mbi dy opsionet, njëri është për pjesëmarrje në Qeverinë e re ndërsa tjetri për mbështetjen e qeverisë së pakicës, deklaroi zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani. Ai shtoi se pengesa më e madhe, ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, është tejkaluar dhe se është qëndrim që është harmonizuar mes BDI-së dhe LSDM-së. Në pyetjen e...

Ahmeti ka njoftuar Dankanin për mundësinë BDI të qëndrojë në opozitë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e sotëm me sekretarin shtetëror britanik për Evropë dhe Amerikë, Alen Dankan, mes tjerash e ka informuar diplomatin edhe për takimin e sotëm të kryesisë qendrore të partisë. Ahmeti, siç njoftojnë nga partia, ka theksuar se në takim do të diskutohet mundësia dhe opsionet e partisë, duke pasur parasysh rezultatet zgjedhore, “përfshirë edhe...

Osmani: BDI sonte nuk do të merr vendim nëse do t’ia jep nënshkrimet LSDM-së

Ky debat që po zhvillohet në kryesinë qendrore do të jetë maratonë, do të zgjat vonë dhe nuk do të merr kurrfarë vendimi për atë nëse do t’ia japim nënshkrimet LSDM-së për formimin e Qeverisë së re, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë takimit të kryesisë në selinë në Reçicë të Vogël. Ai theksoi se grupi i punës do...

Duhet të marrim vendim të mirë, së shpejti do të ketë rezultat konkret

Duhet të marrim vendim të mirë dhe të shëndoshë ndërsa çdo reagim i shpejtë mund të ketë pasoja fatale, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas shënimit të 16 vjetorit të konfliktit në vitin 2001. Ahmeti vuri në dukje se në parti po bëhen të gjitha analizat, por se ato “nuk rezultojnë me ndonjë bombë atomike”, por se punohet...

Strasburg ka vendosur në favor të gazetarëve të dëbuar në “të hënën e zezë”

Gjykata Evropianë për të Drejtat e Njeriut (GJEDN) solli vendim në favor të gazetarëve, Naser Selmani, Natasha Stojanovska, Frosina Fakova, Snezhana Lupevska, Biljana Bogdanovska dhe Toni Angellovski janë ankuar përpara Gjykatës për dëbim nga galeria e Kuvendit me dhunë, edhe pse të njëjtit kanë qenë të akredituar si gazetarë dhe gjatë asaj kohe e kanë ndjekur debatin për sjelljen...

Zhgobar: Me padurim presim qeverinë e re, partitë duhet të vendosin çfarë do të jetë

Bashkimi Evropian me padurim pret të formohet Qeveri e re në Maqedoni, ndërkaq vendimi se çfarë Qeverie ose koalicioni do të formohet është e partive politike, deklaroi ambasadori Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, gjatë vizitës në Prilep në kuadër të fushatës “BE për ty. “Me padurim presim formimin e qeverisë së re. Shohim se të gjitha partitë politike në...

Osmani: S’ka argumente që të merret vendim, ngelin të hapura të gjitha opsionet

Nuk ka argumente të mjaftueshme që të vendosim për një nga pesë opsioneve që ishin lëndën debati në parti dhe për këtë kemi nevojë për më shumë kohë që të marrim vendimin, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani nga selia e partisë në Reçicë të Vogël ku sonte takim mbajti Kryesia qendrore e partisë për koalicion të mundshëm me...

Osmani: Demantoj spekulimet për marrëveshje për koalicion me cilëndo parti

Demantoj të gjitha spekulimet që dolën nëpër media për marrëveshje eventuale mes BDI-së dhe ndonjë partie për përbërje të re qeveritare, këto janë spekulime të kulluara, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili për kohë të shkurtë doli nga takimi i kryesisë partiake në Reçicë të Vogël për t’i demantuar informacionet që dolën nëpër media e që kanë...

Kryesia qendrore e BDI-së sot do të merr vendim

Kryesia qendrore e BDI-së në përbërje më të gjerë është takuar në selinë e partisë në Reçicë të Vogël dhe po diskuton lidhur me propozimet konkrete për koalicion të mundshëm me VMRO DPMNE-në për themelimin e qeverisë. Takimi ka filluar më ora 14 dhe para fillimit askush nuk u prononcua për rrjedhën e bisedimeve. Por, burime të larta të partisë...

Turqia shfuqizon marrëveshjen për pranimin e diplomave të Maqedonisë

Turqia ka shfuqizuar marrëveshjen me Maqedoninë për pranim të ndërsjellë të diplomave të vendit në të gjitha nivelet e arsimit, shkruan Alsat M. Vendimi tashmë është shpallur në Gazetën zyrtare të Turqisë ndërsa ka të bëjë me marrëveshjen e firmosur mes dy shteteve më 6 korrik 1998, me të cilën Turqia dhe Maqedonia vendosën pranimin e diplomave në të...

VMRO DPMNE: Do të ketë drejtësi dhe paqe kur Zaevi do të përgjigjet para gjykatës ndërsa Janeva nuk do ta shpëtoj

“Do të ketë drejtësi dhe paqe kur kriminel si Zoran Zaevi do të japin përgjegjësi para gjykatësve dhe kur nuk do të ekzistojnë Katica të ndryshme dhe prokurori speciale për t’i shpëtuar”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së lidhur me seancën e djeshme të Komitetit ekzekutiv të partisë, ku është shqyrtuar dhe analizuar vendimi i PSP-së për tërheqjen e...

KSHZ vendosi të ketë rivotim në vendvotimin në Tearcë

KSHZ në seancën e sotme solli vendim të njëzëshëm që të përsëritet votimi në vendvotimin 2011 në komunën Tearcë. Sipas simulimit nga sektori IT i KSHZ-së, rivotimi mund të ndikoj në rezultatin zgjedhor gjegjësisht numrin e mandateve të fituara të partive politike në NJZ 6. Rivotimi në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” do të mbahet të dielën, më 25 dhjetor. Këshilli i Gjykatës...

Zaev: Mes meje dhe Gruevskit nuk ka pistoleta të drejtuara, ulemi dhe bisedojmë bashkë

Unë dhe Gruevski nuk i kemi drejtuar armët mes nesh, ne ulemi bisedojmë bashkë, vendosim për të ardhmen e Maqedonisë, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë vizitës në Manastir. “Të mos u besojnë atyre nga klika e pushtetit që japin udhëzime stupide. Unë dhe Gruevski nuk kemi nishan dhe nuk kemi armë të drejtuara mes vete. Ulemi bashkë, bisedojmë...