fbpx
Tag: ЦИВИЛ

tag: ЦИВИЛ

Deri tek “Civil” ka denoncime për shkeljen e heshtjes zgjedhore dhe presione ndaj votuesve

Organizata “Civil” njofton se nga fillimi i heshtjes zgjedhore deri ora 14, pranë tyre kanë arritur rreth 30 raporte nga vëzhguesit si dhe dhjetëra denoncime nga qytetarët, për shkeljen e heshtjes zgjedhore dhe presioneve ndaj votuesve. “Të punësuar në një komunë të Shkupit për momentin në mënyrë të organizuar paraqiten tek votuesit dhe kryejnë agjitacion dhe presion. Të njëjtën ka...

“Civil” kërkon partitë t’i njoftojnë burimet e financimit të fushatave

Nga "Civil" theksojnë se në Maqedoni po zhvillohet fushatë shumë e shtrenjtë parazgjedhore ndërsa partitë politike nuk ofrojnë të dhëna për burimet e financimit. "Zhvillohet fushatë e shtrenjtë, jo- transparente, askush nuk e din se prej ku vijnë paratë për fushatat. Ne tentuam t'u dërgojmë kërkesë të gjitha partive, që të tregojnë burimin e financimit. Për fat të keq, nga...

„Civil“: Policia ka torturuar protestuesin e liruar Shoshev

Me pranga në duar, i shtyrë dhe i tërhequr, i ofenduar dhe i maltretuar disa orë në aeroportin e Shkupit. Në vend që të ngjitet në aeroplanin për në Londër, dje pasdite, Dimitar Shoshevi përfundoi me pranga në duar. Bëhet fjalë për njërin nga demonstruesit e arrestuar pas protestave të 5 majit, për të cilët kishte gjykim të shpejtë...

CIVIL: Arbitraritet dhe veprime të paligjshme të pushtetit

Policia ua konfiskoi telefonat mobilë të arrestuarve dhe të ndaluarve gjatë aksioneve policore kundër demonstruesve që nga 5 maji e këtej. E vetmja që u është thënë është se telefonat do të çohen për ekspertizë. As pas 22 ditëve nuk ka shpjegim për këtë veprim të policisë, reaguan nga Civil. “Sjellja e këtillë është në kundërshtim me Ligjin për procedurë...

Civil: LSDM-ja menjëherë të publikojë të gjitha dëshimitë lidhur me korrupsionin

Qendra për Liri, me shumë vëmendje dhe indinjatë e ndjek zhvillimet më të reja të ngjarjeve lidhur me padinë penale dhe arrestimin në kuadër të operacionit policor-politik dhe medial “Puçi”, nën dirigjimin e kryeministrit dhe policisë. Ky është edhe një nga vargu i aksioneve të pushtetit, i cili forcën e vet e praktikon nën, thënë më butë, arsyetime tejet dyshuese....