fbpx
Tag: Takim liderësh

tag: takim liderësh

Ivanov ka anuluar obligimet tjera dhe i pret liderët në takim ditët në vijim

Presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorge Ivanov mban qëndrimin se është e domosdoshme që të mbahet takimi i liderëve të partive parlamentare, si më të përgjegjshëm për gjetjen e zgjidhjes në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë, njoftojnë nga kabineti presidencial. Në ditët e ardhshme, siç thuhet në kumtesë, kabineti i presidentit do të jetë e hapur për dialog...

Ivanov apelon për qetësim të gjakrave dhe bëri thirrje për takim liderësh në kabinetin e tij

Presidentin i shtetit, Gjorge Ivanov në fjalimin e tij para qytetarëve sonte dërgoi apel për qetësim të tensioneve dhe i ftoi liderët për takim në kabinetin e tij. “Në këto momente të shqetësimit të përgjithshëm rreth ngjarjeve në Kuvendin e RM-së ju bëj thirrje të qëndroni të qetë. Ju bëj thirrje të jeni të durueshëm dhe të mos bini pre...

Arifi: Do të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale

Nënkryetarja e BDI-së dhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi deklaroi se për epilog të krizës politike më me rëndësi është të pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Ajo nuk përjashton mundësinë për takim liderësh, duke shtuar “BDI asnjëherë nuk u ka ikur takimeve, pa marrë parasysh a kanë qenë takime liderësh apo të niveleve tjera”. “Më me rëndësi është që...

Partitë filluan me licitimin: Takim liderësh, qeveria kalimtare e më pas zgjedhje të reja?

Vazhdimin i séances së sotme konstituive në Kuvendit, për herë të parë kishte thirrje nga një deputet i VMRO DPMNE-së që të organizohet takim i liderëve që të tejkalohen të gjitha çështjet dhe të arrihet kompromis e më pas të ketë edhe zgjedhje të reja. “Kolegë të nderuar, po shkelen rekorde për numrin e pakënaqësive të shprehura nga Platforma me...

VMRO DPMNE propozon takim liderësh, kompromis dhe zgjedhje të reja?

Në vazhdimin e 17-të të seancës konstituive të Kuvendit sot, për herë të parë kishte thirrje nga një deputet i VMRO DPMNE-së që të organizohet takim i liderëve që të tejkalohen të gjitha çështjet dhe të arrihet kompromis e më pas të ketë edhe zgjedhje të reja. Duke i përsëritur akuzat që deri më tani shumë herë janë dëgjuar, deputeti...

Zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor, qeveria e parakohshme të premten

Liderët e katërve partive politike në vend arritën marrëveshje që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 11 dhjetor. Liderët të kënaqur nga plotësimi i kushteve thonë se rrethanat për zgjedhje korrekte dhe të lira janë përmbushur. Të kënaqur nga marrëveshja janë edhe përfaqësuesit e huaj gjegjësisht ambasadori amerikan në vend Xhes Bejli dhe përfaqësuesi i BE-së, Lukash Holub. Gruevski,...

Filloi takimi i liderëve në Klubin e deputetëve

Pas një ore vonesë, katër liderët e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës. Në takim, krahas Gruevskit, nga VMRO DPMNE është edhe ministri i shëndetësisë, Nikola Todorov. Nga LSDM krahas kreut Zoran Zaev janë edhe Radmila Sheqerinska dhe Renata Deskovska. PDSH prezantohet nga lideri Menduh Thaçi dhe Imer Aliu ndërsa qëndrimet e BDI-së do t'i prezantoj Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. Në...

Nesër takim liderësh prej orës 13

Më 2 shtator, skadojnë të gjitha afatet për plotësimin e kushteve të parapara me “Marrëveshjen e Përzhinës 2”, që u arrit më 20 korrik të këtij viti, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, ndërkaq sipas marrëveshjes, nesër do të duhet të mbahet takimi i liderëve, të partive nënshkruese të marrëveshjes, mëson "Meta". Kryetari i VMRO – DPMNE-së – Nikolla Gruevski, LSDM-së –...

Sheqerinska: Vendim për zgjedhje do të ketë nëse ka vullnet politik më 31 gusht

Nëse ka vullnet politik, zgjidhje deri me 31 gusht dhe vendim për zgjedhje do të ketë. Qytetarët e Maqedonisë një kohë të gjatë janë duke pritur për t`i dhënë fund krizës dhe gjatë kohë janë duke e ditur se hapi i parë për përfundimin e krizës janë zgjedhjet e lira dhe demokratike, asgjë më shumë, por asgjë edhe më...

Zaev: Trupi ad-hoc s’mund të jetë arsye që mos të mbahen zgjedhjet

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev preferon mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në 11 dhjetor të këtij viti. Madje ai është optimist se mbajtja e zgjedhjeve nuk do të vihet në pikëpyetje nga moszgjedhja e anëtarit të pestë të trupit ad-hok, I cili do të monitorojë mediat gjatë periudhës parazgjedhore. “Më shumë jam optimist në kërkimin e mënyrës se si të gjenden...

Do të ketë takim liderësh: Afatet pjesërisht të kaluara, pasiguria tërësisht prezente

Partitë politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës nuk kanë përmbushur gjitha afatet e parapara me marrëveshjen që arritën më 20 korrik, para mbajtjes së takimit të liderëve në të cilën duhet të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Marrëveshja është ngatërruar në formimin e trupit ad- hok për rregullimin e mediave në periudhën parazgjedhore, kompletimi i së...

Thaçi: Nuk jam lokja Vangja që të dijë nëse do të ketë takim liderësh

Tani është momenti që të ndërpritet kriza politike dhe të ketë datë për zgjedhje dhe tani të gjithë bashkë duhet të punojmë për këtë synim, tha kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas takimit me zv- sekretaren shtetërore të SHBA-së, Viktoria Nuland. “Flasim për atë se tani është koha e duhur Maqedonia ta tejkalojë krizën, por edhe për përcaktimet strategjike të...

Shilegov: Gruevski gënjen dhe nuk dëshiron të ketë bisedime

Partitë edhe më tej taktizojnë rreth mbajtjes së raundit të ri të bisedimeve me takime liderësh, ku mund të ketë hapa konkret për zgjidhjen e krizës dhe, eventualisht, afat të ri për zgjedhjet. Në këtë drejtim janë edhe deklaratat e krerëve të partive të cilët thonë se “nuk ka nevojë për takime të tilla” si dhe shpresën e zakonshme të...

Gruevski: Takimi i liderëve, vetëm me temë dhe me plan

Do të merrja pjesë në takim liderësh, por më herët duhet ta di temën dhe planin e takimit- deklaroi kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski në promovimin e titujve të librave në bibliotekën “1000 Libra” në QTQ Shkup. Ai përsëriti se në partinë e tij nuk janë kundër mbajtjes së takimeve të liderëve dhe se deri më tani kanë...

Thaçi nuk beson se do të ketë takim liderësh

„Në takimin e liderëve që po paralajmërohet ditëve të fundit nuk ka se çfarë të ofrohet për dalje nga kriza. Takimi i tillë do të ishte joserioz dhe nuk besoj se do të mbahet”. Këtë në konferencë me gazetarët e deklaroi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas mbrëmjes së mbrëmshme të iftarit që PDSH-ja e mban tradicionalisht në Tetovë. Zgjidhja...

Maji- muaji i datave të rëndësishme dhe tragjike, sfidave dhe momenteve të vështira

Muaji maj i vitit të kaluar ishte muaj i ngjarjeve të shumta, sfidave dhe momenteve të vështira. Gjatë këtyre 30 ditëve ndodhi konflikti në Lagjen e Trimave, dorëheqjet e tre zyrtarëve të lartë të partisë qeveritare, protestat për Martin Neshkovsin, tre takimet të liderëve, takim në Strasburg, protesta e madhe e opozitës pas çka u formua “Kampi i lirisë” dhe...

Kocijançiq: Hapat e tillë pengojnë Marrëveshjen e Përzhinës dhe Vjenën

Zëdhënësja e KE, Maja Kocijançiç ka konfirmuar edhe njëherë që takimi në Vjenë me liderët politik të Maqedonisë është anuluar. Kocijançiç për "Meta ka thënë së ndjenkeqardhje për dështimin e mbajtjes së bisedimeve në Vjenë. “Na vjen keq që nuk mund të mbahet takimi i liderëve i planifikuar në Vjenë për 22 prill. Vazhdimisht themi që mossuksesi i Marrëveshjes së Përzhinos...

Anulohet takimi i liderëve në Vjenë

Tani për tani nuk ka njoftim zyrtar nga Brukseli për anulimin e takimit e as informacion se kur mund të mbahet i njëjti. Delegacioni i BE-së në Shkup të martën deri te katër liderët e vendit dërgoi ftesë për takim liderësh në Vjenë, në emër të komisarit dhe euro- deputetëve. Deri më sot, pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar vetëm...

Ahmeti: Nuk dua nga Vjena të kthehem pa marrëveshje

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë pjesëmarrjes së tij në “Klik Plus” në TV 21 konfirmoi pjesëmarrjen e tij në takimin në Vjenë të premten. Ahmeti tha se nga Vjena nuk do të kthehet pa marrëveshje. Ai thotë se Marrëveshja e Përzhinës duhet të konfirmohet sepse, sipas tij nuk është i vdekur. “Prokuroria speciale funksionon, funksionojnë edhe institucionet tjera, kërkuam nga...

Kocijançiq: Takimi në Vjenë është për të shpëtuar Marrëveshjen e Përzhinës

Takimi i liderëve në Vjenë nuk do të vendos marrëveshje të re, por të siguroj zbatim të Marrëveshjes ekzistuese të Përzhinës- deklaroi sot zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq. “Qëllimi kryesor I takimit do të jetë që të diskutohet rreth mënyrave për zgjidhje të krizës dhe që të sigurohemi në atë se liderët do të vazhdojnë me zbatimin e pikave të...