fbpx
Tag: Sulm

tag: sulm

Sela: Sulmi ndaj meje ishte atentat politik

Më 27 prill është kryer atentat ndaj kërkesave dhe nevojave politike të shqiptarëve në Maqedoni, ka deklaruar sot kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela gjatë paraqitjes së tij të parë në opinion pas trazirave në Kuvend më 27 prill. “Ne na vranë më 27 prill dhe ne u ringjallëm përsëri më 27 prill. Ne do të vazhdojmë që nevojat...

MPB suspendon 17 punonjës për shkak të ngjarjeve në Kuvend

Ministria e Brendshme ka ngritur hetim të brendshëm dhe përkohësisht ka suspenduar 17 punonjës për shkak të dhunës së shkaktuar në Kuvend, njoftojnë sot nga MPB. “Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së ndaj 11 nëpunësve policor nga SPB Shkup dhe kundër katër pjesëtarëve të Njësitit për Intervenim të Shpejtë ka ngritur procedurë disiplinore dhe...

Zaev për flamurin në kabinetin e Xhaferit: Nëse ka ndodhur gabim, duhet të përmirësohet

Ka mundësi deri në fund të muajit të formohet qeveria e re, sipas afateve, por varet nga vendimi i Gjorge Ivanovit si dhe nga gatishmëria teknike e Kuvendit, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me përfaqësuesit e OSBE-së në “Holiday In”. Ai ka shtuar se është i gatshëm të takohet me Ivanovin për t’ia garantuar unitetin dhe...

MPB: Kallëzim penale për 15 persona, arrestohen pesë persona për pjesëmarrje në turmë

Lidhur me sulmet e dhunshme në Kuvend ku u lënduan disa deputetë, MPB ka ngritur deri tek Prokuroria Themelore Publike 15 kallëzime penale ndaj disa personave për veprën penale- pjesëmarrje në turmë. Siç njofton MPB, pesë nga të identifikuarit tashmë janë nën arrest. “Në bazë të video- materialit të shqyrtuar dhe masat e ndërmarra, është kryer identifikim i personave të...

LSDM: Prokuroria Publike dhe MPB patjetër të veprojnë sipas detyrës, dhunuesit patjetër të përgjigjen

Prokuroria Publike dhe MPB patjetër të veprojnë sipas detyrës për skenar kriminel ndërsa porositësit, dhunuesit dhe kriminelët të japin llogari, thonë nga LSDM përmes kumtesës partiake. “Shumica parlamentare realizoi obligimin e vet ndaj qytetarëve, në mënyrë dinjitoze, të mençur dhe me kujdes, siç i takon politikanëve të ri që populli i zgjodhi për ta udhëhequr shtetin. Kryetari i ri i...

VMRO DPMNE: LSD duhet t’u kërkoj falje qytetarëve pasi shkaktoi revoltën e tyre

LSD në mënyrën më brutale dhunoi vullnetin e qytetarëve dhe pamundësoi të drejtën e diskutimit të të përzgjedhurve të tyre demokratik, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së. “LSD me planifikim dhe dhunë, siç paralajmëruan mediat dhe ekspertët e tyre, realizoi performancë të cilën ata e quajnë emërim të kryetarit të Kuvendit dhe me këtë me paramendim veten dhe deputetët tjerë...

BE, SHBA, OSBE dhe NATO: Shqetësim serioz pasi autoritetet nuk arritën të pengojnë sulmin

Delegacioni i BE-së në Shkup, Ambasada amerikane, misioni i OSBE-së dhe zyra e NATO-s në deklaratën e përbashkët në mënyrën më të ashpër dënuan, siç thuhet, sulmin e organizuar në Kuvend. "Fuqishëm e dënojmë sulmin e organizuar ndaj Parlamentit që u bë më 27 prill. Shprehim shqetësimin tonë serioz ndaj dështimit të autoriteteve për ta parandaluar të njëjtin dhe për...

SHBA dënojnë sulmin ndaj deputetëve, kërkojnë hetim dhe përgjegjësi

SHBA fuqishëm dënon sulmet ndaj anëtarëve të Kuvendit të Maqedonisë, ka thënë zëdhënësi i Departamentit shtetëror amerikan, Mark Toner. “SHBA fuqishëm i dënojnë sulmet ndaj anëtarëve të Parlamentit të Maqedonisë të cilat vijuan pas përzgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar parlamenti. Në proceset demokratike nuk ka vend për dhunë. Shprehim simpatitë më të thella për anëtarët e Parlamentit që janë...

Zaev: Dhunën e kanë bërë banditë dhe policë të nxitur nga Gruevski, Ivanovi dhe Çavkovi

Dhuna ndaj gazetarëve dhe deputetëve është nxitur nga Nikola Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanovski, Mitko Çavkov dhe një grup i tyre bashkëpunëtorë që i godet kalimi i pushtetit dhe janë të gatshëm për interesat e tyre t’i viktimizojnë interesat e shtetit, ka thënë në konferencë shtypi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. “Dhuna që ndodhi mbrëmë nuk është vlerë demokratike. Dhuna...

Arrestohen tetë persona, Nuhiu ndërron Çavkovin nga kreu i shtabit operativ të MPB-së

Për ngjarjet e mbrëmshme të dhunshme në Kuvend ku u lënduan disa deputetë, në stacionin policor Gazi Babë janë arrestuar tetë persona me të cilët edhe më tej po punohet, ka informuar sot në konferencë shtypi ndihmës ministri për marrëdhënie me opinionin dhe çështje strategjike pranë MPB-së, Jordan Lamanovski, i cili shtoi se është siguruar video- material për identifikimin...

MPJ-ja e Shqipërisë: Politikanët të tregojnë maturi dhe të evitojnë retorikën nxitëse

Ministria e jashtme e Shqipërisë përmes njoftimit për opinion ka shprehur shqetësim për dhunën e kuvendit të Maqedonisë. “Dhuna dhe skenat e këtilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët e Maqedonisë janë të papranueshme dhe nuk janë dinjitoze për një demokraci parlamentare. Dhuna fare nuk ndihmon në tejkalimin e situatës së krijuar. U bëj thirrje forcave të sigurisë që të...

MPB: Gjendja është normalizuar, do të ndërmarrim masa shtesë

Ministria e Punëve të Brendshme në orët e vona dje ka njoftuar se gjendja e sigurisë në pjesën qendrore të qytet, rreth dhe në Kuvend është normalizuar me vendosjen e rendit dhe qetësisë publike. "Për shkak të gjendjes së përgjithshme paraprake, MPB-SPB Shkup do të merr masa shtesë dhe aktivitete për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, objekteve dhe sigurimin e...

Han dënon sulmin ndaj deputetëve: Dhuna nuk e ka vendin në Kuvend

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në profilin e tij në Twitter ka dënuar sulmet dhe dhunën ndaj deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, duke porositur se demokracia duhet vazhduar kursin e saj. "Ashpër dënon sulmet e anëtarëve të Parlamentit. Dhuna nuk e ka vendin në Kuvend. Demokracia duhet të vazhdoj kursin e saj", shkroi Han në Twitter.   https://twitter.com/JHahnEU/status/857654946010980352 Shumica...

MPJ e Shqipërisë: Të gjithë të qëndrojnë të qetë dhe të ndalojë retorika anti- shqiptare

“Ministria e jashtme e Shqipërisë ndjen keqardhje dhe dënon sulmin ndaj Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, që po ndodh në këtë ditë të rëndësishme për gjuhën shqipe dhe shqiptarët”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Shqipërisë, njofton korrespondentja e “Meta” nga Tirana. Prej atje kërkojnë autoritetet maqedonase të hetojnë këtë akt vandal dhe t’i dënojnë autorët. “Sulmi ndaj...

Kameramani dhe gazetari i “A1on” kanë marrë sulm në tru, janë lëshuar nga spitali

Sulm në tru dhe lëndime tjera kanë marrë kameramani dhe gazetari i “A1on”, Vlatko Zhelçeski dhe Aleksandar Todeski, të cilët mbrëmë në fund të protestat së nismës “Për Maqedoni të përbashkët” u rrahën brutalisht nga pesë dhunues, vërteton Todeski për “Meta”. Që të dytë janë lëshuar në shërim në shtëpi pasi natën e kaluan në Qendrën e urgjencës. “Për momentin analizat...

KEMM: Dhuna ndaj gazetarëve vazhdon të jetë problem serioz

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) ashpër dënon sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj ekipit të “A1on” dhe me shqetësim vlerëson se incidenti vërteton përpjekjet tendencioze që të rrezikohet liria e mediave dhe e drejta që të informohet opinioni. Nga Këshilli thonë se ky nuk është një incident i izoluar ndërsa trendi i dhunës dhe pengimit të punës së...

MBP ka arrestuar disa persona për sulmin ndaj ekipit të “A1on”.

Ministri i brendshëm, Agim Nuhiu ka njoftuar Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë se janë arrestuar disa persona për shkak të sulmit ndaj ekipit të “A1on” gjatë protestës së lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”. Pjesëmarrës në protestë kanë sulmuar kameramanin Vladimir Zhelçeski dhe gazetarin Aleksandar Todevski, duke u shkaktuar lëndime trupore ku si pasojë që të dy kanë përfunduar në Qendrën...

Sulmohet ekipi i “A1on” në protestën “Për Maqedoni të përbashkët” në Shkup

Ekipi i portalit “A1on” sonte është sulmuar dhe rrahur tek Porta Triumfale gjatë protestës së nismës civile “Për Maqedoni të përbashkët”. Pesë pjesëmarrës në protestë, në fund të tubimit kanë sulmuar kameramanin Vladimir Zhelçeski dhe gazetarin Aleksandar Todvski derisa në mënyrë profesionale kanë ndjekur ngjarjen. Sulmuesit e kanë thyer kamerën e “A1on” ndërsa Zhelçeski dhe Todevski, për shkak të plagëve,...

Zekiri: Dhunuesit patjetër të përgjigjen, pa marrë parasysh njerëzit e kujt janë

Persona nga sigurimi i Sasho Mijalkovit mbrëmë verbalisht dhe fizikisht më sulmuan. Objektit është në mbikëqyrjen e kamerave dhe këtë që e them policia mundet lehtë ta konfirmoj, deklaroi sot në konferencë shtypi deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri. Zekiri thotë më tej se dhjetëra persona që kanë qenë të ulur në tavolinë me Mijalkovin janë afruar dhe kanë kërkuar personalisht...

Zekiri pohon se është sulmuar nga sigurimi i Mijalkovit, ish shefi i DSK-së demanton

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri akuzon se mbrëmë në një lokal në Shkup është sulmuar nga sigurimi i ish shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov. Mijalkov demanton akuzat dhe paralajmëron padi. Zekiri pohon se mbrëmë ai në kafenenë “Dion” është sulmuar nga sigurimi i Mijalkovit. “Incidentin e shkaktoi sigurimi i Mijalkovit ndërsa ai drejtpërdrejtë e kërkoi këtë prej tyre. Derisa qëndronim në...