fbpx
Tag: ShBA

tag: ShBA

Kocijançiq: Durim, deri më 24 maj do të mësoni kush do të darkoj me Mogerinin

Komisioni Evropian tani për tani nuk zbulon kush do të udhëtoj në Bruksel për takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federike Mogerini, a do të jetë kryeministri teknik Emil Dimitriev ose Zoran Zaev. “Për momentin mund të them se ftesat janë dërguar deri tek kryeministrat ndërsa emrat e pjesëmarrësve do të konfirmohen pak para vizitës....

Departamenti i shtetit përshëndetin ndarjen e mandatit për qeverinë e re

Departamenti i shtetit sonte përmes njoftimit ka përshëndetur ndarjen e mandatit për qeveri të re në Maqedoni, duke porositur se shpresoj në bashkëpunim me qeverinë në menaxhimin me sfidat e shumta që gjenden para vendit. “SHBA-të përshëndesin vendimin e presidentit të vendit, Gjorge Ivanov i cili vendosi t’ia ndaj mandatin Zoran Zaevit për formimin e Qeverisë. Ky vendim paraqet hap...

Ambasada e SHBA-së: Tash është e rëndësishme Ivanov dhe qeveria e re të bashkëpunojnë

Ambasada amerikane sot ka përshëndetur ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë, duke e vlerësuar si hap të rëndësishëm për dalje nga kriza. “Kjo është punë e shkëlqyeshme për Maqedoninë dhe për njerëzit në Maqedoni është mirë që formimi i Qeverisë hynë në fazë të re dhe se së shpejti do të formohet qeveria e re. Presim që të bashkëpunojmë...

Xhaferi dhe Janeva takon delegacionin e Kongresit të SHBA-së

Delegacioni i përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-ve, që sot ishte për vizitë në vend, ka pasur takim edhe me kryetarin e porsaemëruar të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me prokuroren speciale, Katica Janeva, njoftojnë nga ambasada e SHBA-së në Maqedoni. “Delegacioni dypartiak i udhëhequr nga kongresmeni Bob Gudlejt, kryetari i Komitetit për gjyqësor, është takuar me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi,...

Zaev- Bejli: Presim Ivanov të veproj sipas Kushtetutës dhe ta jap mandatin

Proceset demokratike është e domosdoshme që të vazhdojnë me formimin e qeverisë së re, që do të siguroj stabilitet në vend dhe perspektivat e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Këtë sot në takim e kanë konstatuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ambasadori i SHBA-së në vend, Xhes Bejli, kumtojnë nga LSDM. “Shumica parlamentare veçse ka krijuar kushte për të...

SHBA: Të japin llogari ata që kanë kryer, organizuar dhe porositur dhunën

SHBA-të i bëjnë thirrje kompetentëve në Maqedoni që të marrin hapa për të gjetur siguri për të gjithë anëtarët e Kuvendit, t’i hetojnë rastet e dhunës hollësisht dhe t’i thërrasin në përgjegjësi kryerësit, organizuesit dhe porositës e dhunës, ka deklaruar përfaqësuesja e Misionit të SHBA-së në OSBE, Kejt Bërns gjatë fjalimit të saj në këshilli e përhershëm të OSBE-së...

Plomp: Hapi i ardhshëm është formimi sa më shpejtë i Qeverisë

“Vlerësoj se është pozitiv fakti që Kuvendi arriti të konstituohet si dhe të zgjidhet kryeparlamentari i pranuar qartazi nga BE-ja dhe SHBA-të. Hapi i radhës do të duhej të jetë formimi i Qeverisë së re, sa më shpejtë, aq më mirë, që vendi të mund të lëvizë para”, ka deklaruar ambasadori i Holandës në Maqedoni, Vaulter Plomp për televizionin...

BE, SHBA, OSBE dhe NATO: Shqetësim serioz pasi autoritetet nuk arritën të pengojnë sulmin

Delegacioni i BE-së në Shkup, Ambasada amerikane, misioni i OSBE-së dhe zyra e NATO-s në deklaratën e përbashkët në mënyrën më të ashpër dënuan, siç thuhet, sulmin e organizuar në Kuvend. "Fuqishëm e dënojmë sulmin e organizuar ndaj Parlamentit që u bë më 27 prill. Shprehim shqetësimin tonë serioz ndaj dështimit të autoriteteve për ta parandaluar të njëjtin dhe për...

SHBA dënojnë sulmin ndaj deputetëve, kërkojnë hetim dhe përgjegjësi

SHBA fuqishëm dënon sulmet ndaj anëtarëve të Kuvendit të Maqedonisë, ka thënë zëdhënësi i Departamentit shtetëror amerikan, Mark Toner. “SHBA fuqishëm i dënojnë sulmet ndaj anëtarëve të Parlamentit të Maqedonisë të cilat vijuan pas përzgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar parlamenti. Në proceset demokratike nuk ka vend për dhunë. Shprehim simpatitë më të thella për anëtarët e Parlamentit që janë...

Ministria e Jashtme e Rusisë: Protestuesit kundërshtuan “dhunuesit”

Ministria e jashtme ruse sot ka shprehur shqetësim për ngjarjet e djeshme në Kuvend ndërsa shkakun e drejtoi tek opozita e cila duke shkelur procedurat ka zgjedhur kryetari kuvendi. Si rezultat i kësaj, thonë nga Ministria, ka ndodhur “rrëmujë ku janë përfshirë protestuesit që kanë kundërshtuar “dhunuesit”, prej të cilëve një pjesë është hospitalizuar. MPJ-ja ruse vlerëson se “incidenti ka...

Hojt Ji më 1 maj vjen në Shkup për takim me liderët politik

Zëvendës- ndihmës sekretari shtetëror i departamentit amerikan për Evropë dhe Euro- Azi, Hojt Brajan Ji të hënën do të udhëtoj në Maqedoni në përpjekje që të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike. Ji siç njoftojnë nga ambasada e SHBA-së në Shkup, gjatë vizitës së tij do të bisedoj me liderët politik për statusin e formimit të Qeverisë së re, për...

Rasti “Magjar Telekom” përfundon në SHBA, tek ne ngec nëpër prokurori dhe gjykata

Në Maqedoni për momentin zhvillohen dy procedura për “Magjar Telekom” të cilat edhe pse kanë filluar që moti, qëllimisht ose jo, kurrsesi të kenë epilog final. Dje ish drejtorët e “Magjar Telekom”, Eleg Shtraub dhe Andras Balog, të cilët u akuzuan për zhvillimin e marrëveshjeve të fshehta me një kryeministër dhe persona tjerë nga Maqedonia që të pengojnë konkurrencën në...

Ademi- Bejli: Situata kërkon dalje nga kriza

Situata në Maqedoni, në rajon dhe më gjerë në rajon, në BE kërkon së shpejti të gjej dalje nga kriza politike, “duke përdorur të gjitha kapacitetet politike dhe institucionale, për kthimin e kursit reformues”. Këtë e ka thënë zv/ kryeministri për çështje evropiane, Arbër Ademi në takimin e sotëm me ambasadorin e SHBA-së në vend, Xhes Bejli. Rreth situatës aktuale...

Xhara: Kriza në Maqedoni është pasojë e përplasjes  mes Rusisë dhe Perëndimit

Situata në Maqedoni është pasojë e konfliktit mes Perëndimit dhe Rusisë, vlerëson gazetarja dhe kryeredaktorja e “Zëri”, Arbana Xhara, në komentin e saj në “zëri.info”. Xhara konsideroj se shqiptarëve, me ndihmën e aleatëve perëndimor, pa marrë parasysh që janë pjesë e rëndësishme e elektoratit në Maqedoni, janë shfrytëzuar nga politikanët maqedonas. Ajo thotë se qëndrimet e Gruevskit nuk janë diç...

Bërns: Qeveria dhe partitë të përmbahen nga sulmet ndaj organizatave civile

Shefja e misionit amerikan në OSBE, Kejt Bërns, sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë i ka përsëritur ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposkit se SHBA-të janë të shqetësuar për situatën politike në Maqedoni dhe se vazhdojnë prej së afërmi të ndjekin zhvillimin e ngjarjeve. “SHBA edhe më tej janë të dëshpëruar që presidenti Ivanov refuzoi t’u...

Hojt Brajan Ji: Ivanov të mundësojë sa më shpejtë që të formohet qeveria e re

SHBA është e interesuar për stabilitetin dhe prosperitetin e shteteve të rajonit, porositi sot nga Zagrebi zv- ndihmësi i sekretarit shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike, Hojt Brajan Ji. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve në Maqedoni që të jenë të gatshëm për kompromis dhe të formohet qeveria e re pas- zgjedhore. “Sinqerisht shpresojmë që presidenti i Maqedonisë do t’u...

Bejli: SHBA janë të dëshpëruar, Ivanvo të shqyrtoj vendimin

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli thirri presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, sërish të shqyrtojë vendimin ndërsa fqinjët e Maqedonisë të përmbahen nga përfshirja dhe të tregohen konstruktiv. “SHBA mbrëmë ishin të dëshpëruar kur mësuan se presidenti Ivanov ka refuzuar ta jep mandatin për shumicën e qartë politike dhe të ofroj mundësi për formimin e Qeverisë. Konsideroj se kjo nuk...

Departamenti i shtetit: Liderët të formojnë qeverinë e re pa zvarritje

Departamenti amerikan shtetëror sot njoftoi se SHBA-të bashkë me NATO-n dhe BE-në prej së afërmi ndjekin procesin e formimit të Qeverisë në Maqedoni, pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor vitin e kaluar. “SHBA-të ftojnë liderët e vendit që të formojnë qeverinë e re pa zvarritje të mëtutjeshme, që në përputhje me Kushtetutën dhe aspiratat e Maqedonisë për hyrje në...

Bejli: USAID nuk punon kundër Qeverisë, zgjedhjet e reja nuk garantojnë rezultate të reja

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli në intervistë për televizionin “Sitel” deklaroi se USAID nuk punon kundër qeverisë, se nevojitet vazhdimi i mandatit të PSP-së dhe se zgjedhjet e reja nuk do të sillnin rezultate të reja. “Se USAID punon për shkatërrimin e Qeverisë, thjeshtë nuk është e saktë. Grantet nuk janë për mbështetjen e ndonjë ideologjie apo partie politike,...

DBM: Ripërtëritet Grupi i kongresit miq për Maqedoni

Kongresmenët Dejv Trot (republikan nga Miçigeni), Brendan Bojl (demokrat nga Pensilvania) dhe Stiv Stajverz (republikan nga Ohajo) mbrëmë kanë ripërtërirë Grupin e kongresit miq për Maqedoni dhe amerikanët- maqedonas, njoftoi Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë (DBM). “Maqedonia është partner vital në avancimin e sigurisë nacionale amerikane në mbarë botën. Krahas kësaj, Diaspora maqedonase në SHBA është pjesë vitale e komunitetit...