Lavrov shpreson që Perëndimit kupton rrezikun e destabilizimit të Maqedonisë


Moskë, 23 Mars, 2017 - 14:10 (META) 

Moska shpreson se vendet perëndimore kuptojnë rrezikun e përpjekjeve për destabilizimin e Maqedonisë, deklaroi sot ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, njofton “Sputnik”.

Sipas Lavrov, është e çuditshme që Ballkani perceptohet si rajon i “aktiviteteve provokuese” ruse ndërsa çdo relacion normal  i Rusisë dhe vendeve të Ballkanit shkaktojnë shqetësim tek Perëndimi.

“Situata aktuale në Maqedoni është pak komplekse, madje do ta quaja edhe krizë, në pjesën më të madhe është e shkaktuar në mënyrë artificiale, që çon në situatë të ndarjes së shoqërisë”, deklaroi Lavrov duke shprehur shpresë se “Perëndimi e kupton rrezikun e përpjekjeve të këtilla”.

Sipas shkrimeve të “Sputnik”, Moska zyrtare disa herë ka bërë thirrje për ndaljen e përfshirjes nga jashtë në punët e brendshme të Maqedonisë. Portali rus shkruan se zgjedhjet e parakohshme në muajin dhjetor në Maqedonia kanë rezultuar me fitoren e VMRO DPMNE me 51 deputetë ndërsa 49 nga gjithsej 120 ulëse i fitoi LSDM-ja opozitare dhe se prej atëherë partitë tentojnë të formojnë koalicione, por pa sukses deri më tani.

MPJ-ja ruse në mars vlerësoi se opozita maqedonase “hapur mbështetet nga BE dhe SHBA-të” dhe se euro- komisari Johanes Han, përfaqësuesja e lartë Federika Mogerini dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëjnë “presion të paparë” ndaj presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov që ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë.

Për ndalimin e përfshirjes së huaj në punët e brendshme të Maqedonisë, paraprakisht ftoi edhe përfaqësuesi i përhershëm rus në OSBE, Aleksander Lukashevië, shkruan “Sputnik”.


MPJ-ja ruse: Pohimet se Lavrov ka komplotuar ndarjen e Maqedonisë janë provokim


Moskë, 14 Shkurt, 2017 - 13:09 (META) 

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov asnjëherë nuk ka dhënë deklaratë ku gjoja po bën komplot ndarjen e Maqedonisë, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse në tekstin e redaksisë së “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase me titull “Propozimi i Rorabaker- version i një propozimi të vjetër rus?”

“Kemi vërejtur se në shkrimin e edicionit të “Dojçe Vele”në maqedonisht, ideja për ndarjen e Maqedonisë në mënyrë të paparë po tentohet t’i atribuohet ministri të jashtëm rus, Sergej Lavrov. Lavrov asnjëherë nuk ka dhënë deklaratë të tillë. Përkundrazi, ai ashpër dënon këto spekulime”, thuhet në kumtesën e MPJ-së ruse.

Prej atje thonë se “është e qartë që ky fiksion është provokim i kulluar, synimi i të cilit është të prish imazhin e Rusisë në Ballkan dhe më shumë të “nxeh” situatën në Maqedoni”.

“Involvimi i pacipë i ish administratës së SHBA-së dhe BE-së në punët e brendshme të Maqedonisë, përdorimi i metodave shkatërruese siç ishte “revolucioni laraman” në tentativën që të imponohet plan për formimin e Qeverisë, përkundër qëndrimit të qytetarëve të e deklaruan në zgjedhjet e 11 dhjetorit vitin e kaluar, nuk u hodhën poshtë nga botuesi i përmendur. Jemi të bindur se hapat e këtillë në fund do të sjellin prishjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e ministrisë së jashtme ruse.


Lavrov: Në listën e zezë të Rusisë ka mbështetës të puçit në Ukrainë


Moskë, 1 Qershor, 2015 - 17:49 (META) 

Në “listën e zezë” ruse gjendet persona që në mënyrë aktive kanë mbështetur puçin e vitit të kaluar në Ukrainë, deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, duke refuzuar pohimin e BE se lista është pa bazë dhe duke theksuar  se Rusia është përgjigjur për këtë madje edhe me masë më të vogël në krahasim me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Sanksionet që janë vendosur kanë të bëjnë ndaj personave zyrtarë që në mënyrë aktive kanë mbështetur puçin pas çka rusët në Ukrainë u vendosën para ndjekjes dhe diskriminimit- ka thënë Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse ka thënë se diskriminimi zbatohet edhe krahas konventave të shumtë në të cilat merr pjesë Ukraina e që garantojnë mbrojtjen e pakicave nacionale dhe grupeve.

“Ukrain që moti ka hequr dorë nga zbatimi i konventave në territorin e Donjeckut ndërsa ne nuk dëgjuam kurrfarë reagimi nga BE. Çdo gjë varet nga partneri jonë dhe nga kuptimi i tyre ndaj situatës dhe aftësinë që mos ta fshehin të vërtetën dhe të shtiren se nuk e dinë se çfarë po ndodh- shtoi Lavrov.