Xhara: Kriza në Maqedoni është pasojë e përplasjes  mes Rusisë dhe Perëndimit


Prishtinë, 20 Mars, 2017 - 16:02 (META) 

Situata në Maqedoni është pasojë e konfliktit mes Perëndimit dhe Rusisë, vlerëson gazetarja dhe kryeredaktorja e “Zëri”, Arbana Xhara, në komentin e saj në “zëri.info”.

Xhara konsideroj se shqiptarëve, me ndihmën e aleatëve perëndimor, pa marrë parasysh që janë pjesë e rëndësishme e elektoratit në Maqedoni, janë shfrytëzuar nga politikanët maqedonas. Ajo thotë se qëndrimet e Gruevskit nuk janë diç e re për ta, ndërsa lidhur me Zoran Zaevin, ajo thotë se ai i manipulon shqiptarët me atë që shtiret se i respekton të drejtat e tyre dhe se dëshiron t’i zbatoj. Sipas saj, synimi i vetëm i Zaevit është qa ketë mbështetjen e shqiptarëve për ta fituar Gruevskin.

Lidhur me ndikimin e BE-së në tejkalimin e krizës, autorja konsideroj se BE është e paaftë të menaxhoj me presidentin Gjorgje Ivanov. Ajo shton se situata është pasojë e ndërrimit të pushtetit në SHBA si dhe demonizimit të VMRO DPMNE-së që e bëri ndaj misioneve të huaja në Shkup.

Xhara vlerëson se Rusia shfrytëzon vakumin e prezencës ndërkombëtar të Perëndimit që të imponohet si fuqi ndikuese në rajon.

Lidhur me vizitën e nesërme të euro- komisari për zgjerim, Johanes Han, ajo hap çështjen nëse Brukseli do të ofroj zgjidhje apo do të vendos se bëhet fjalë për mision të pamundur për BE-në dhe do ta lë situatën në mëshirën e fatit në përplasjet globale gjeo- politike.


MPJ-ja ruse: BE, NATO dhe SHBA vazhdojnë pa turp të bëjnë presion ndaj Ivanovit


Moskë, 3 Mars, 2017 - 18:08 (META) 

Përzierja e jashtme në punët e brendshme të R. së Maqedonisë po merr forma ekstreme, thuhet në deklaratën e sotme të ministrisë së jashtme ruse, ku akuzohen BE dhe NATO se bëjnë presion të paparë ndaj presidentit të Maqedonisë.

“Euro- komisari Johanes Han, përfaqësuesja e lartë për siguri politike të BE-së, Federika Mogerini, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe përfaqësues tjerë të “Evropës së shenjtëruar”, vazhdojnë pacipë të kryejnë presion të paparë ndaj presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov duke kërkuar prej tyre mandatin t’ia dorëzojë opozitës, e cila kërkoi “Platformë shqiptare” ultimative” thotë MPJ-ja ruse.

Prej atje thonë se është e rëndësishme të “kuptohet se masat e formuluara në Tiranë nënkuptojnë federalizim të Maqedonisë, rishpërndarje të pushtetit dhe simboleve të shtetit dhe çojnë drejt shkatërrimit të rendit kushtetues me qëllim të mos- integrimit të shtetit”.

Drejt sjelljes së përfaqësuesve evropian, siç vlerëson MPJ-ja ruse, është përfshirë edhe presidenti i “shtetit të vetëshpallur të Kosovës”, Hashim Thaçi i cili pa dyshim bëri thirrje që shqiptarët e Maqedonisë t’i marrin gjërat në duart e veta” që çon drejt krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

“Kjo është edhe një dëshmi se subjekti i krijuar artificial i Kosovës është një prej burimeve kryesore të mos- stabilitetit dhe bartësi kryesor i potencial konfliktuoz në Ballkan. Maqedonasit duhet vet pa ndërhyrje nga jashtë të vendosin për fatin e tyre”, thonë nga ministria e jashtme ruse.

Ndryshe, për përkeqësimin e situatës në Maqedoni dhe protestat rreth ndarjes së mandatit, janë shpeshtuar reagimet e Moskës zyrtare.

 

 


Vitali Çurkin, diplomati i cili solli notën me të cilën Rusia pranoi Maqedoninë


Shkup/Moskë, 21 Shkurt, 2017 - 12:44 (META) 

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin i cili dje papritmas ndërroi jetë në Nju Jork, në vitin 1992 ishte përfaqësues i Moskës që e solli notën me të cilën Federata Ruse zyrtarisht pranoi R. e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.

Në atë kohë më saktë nga qershori 1992 deri në tetor 1994, Çurkin ishte zëvendës i ministrit të atëhershëm rus për punë të jashtme, Andrej Kozirev. Sipas disa burimeve, pikërisht Kozirev ishte dashur, disa muaj më herët, të dërgoj notën për pranim në Shkup, por në fund kjo detyrë iu besua Çurkinit.

Ndryshe, në vitin 1992 Kozirev si ministër i jashtëm, ishte nën presion nga diplomacia greke dhe serbe rreth pranimit të Maqedonisë. Ai, edhe krahas presioneve, në vitin 1992 vizitoi Maqedoninë dhe kryesisë së asaj kohe i kumtoi se Moska ka marrë vendim për pranimin e Maqedonisë dhe sa të arrijë në Moskë, do të dërgoj notën. Megjithatë, edhe pas disa muajve, nota nuk u dërgua në Shkup.

Kthesa ndodhi pas vizitës zyrtare të presidentit të atëhershëm rus, Boris Elcin në Sofje gjegjësisht pas takimit me presidentin bullgar, Zhelu Zhelev. Ai e bindi Elcinin se është koha për ta pranuar Maqedoni. Presidenti rus, sipas të gjitha gjasave, vendimin e marrë menjëherë derisa ishte në Bullgari ku edhe ka firmosur verdiktin për pranimin e Maqedonisë në avion drejt Moskës.

Më 5 gusht, zëvendës- shefi i diplomacisë ruse, Vitali Çurkin arriti në Shkup dhe ia dorëzoi notën me të cilën Rusia pranoi Maqedoninë me emrin kushtetues, ministri të atëhershëm të jashtëm, Denko Maleski.

“Mua më telefonuan nga delegacioni rus, i cili atëherë ishte për vizitën ë Sofje, e në të cilën ishte edhe Çurkini dhe më njoftuan se në Maqedoni do të vjen përfaqësues i lartë i diplomacisë ruse me mesazh të rëndësishëm. Askush nuk e dinte përmbajtjen e mesazhit . Çurkin në Shkup erdhi me makinë, pasditen e 5 gushtit. Kishim takim në vilën në Vodno, ku ma dorëzoi dekretin me të cilin Rusia pranon Maqedoninë me emrin kushtetues. Takim ishte i këndshëm dhe biseduam për ngjarjet në Jugosllavi dhe si Maqedonia të evitoj dhe të mos futet në atë që ndodhi atje”, thotë për “Meta”, profesori universitar dhe ish shefi i diplomacisë maqedonase, Denko Maleski.


Han për “Cajt”: Në Maqedoni duhet të ketë ndryshim në proces evoluimi


Bruksel, 11 Shkurt, 2017 - 16:31 (META) 

Nëse nuk eksportojnë stabilitet, do të importojmë jostabilitet- kjo vlen si për Ballkanin ashtu edhe për fqinjësinë e mbetur të BE-së, vlerëson euro- komisari për zgjerim, Johanes Han në intervistë për edicionin elektronik të gazetës gjermane “Cajt” ku flet edhe për Maqedoninë, shkruan “Dojçe Vele”.

“Në interesin tonë është që në IRJ Maqedoni të ketë stabilitet dhe zhvillim të shtetit juridik. Çdo shtet në Ballkan duhet të ketë perspektivë evropiane. Kjo do të thotë se duhet të arrihet ndryshim në një proces evoluimi. Ne u angazhuam mjaft. Bëmë disa rezultate. Kishte zgjedhje korrekte dhe të lira. Për vendin, kuptohet me përpjekje të caktuar, është më mirë nëse ky zhvillim vazhdon në mënyrë të qetë”, ka thënë Han, në përgjigjen e shkurtë për Maqedoninë.

Në pyetjen nëse BE është e interesuar vetëm për stabilitet të Ballkanit Perëndimor dhe nëse është e rëndësishme vetëm të jetë e qetë, Han tha se do të ishte “naive të besohet se ndryshimi i regjimit mund të imponohet nga jashtë”.

Ai Ballkanin Perëndimor e krahason me një tavë të mbushur me vaj dhe thotë se “mjafton vetëm një fije shkrepëse dhe digjet çdo gjë”.

“Qetësimi afatgjatë i rajonit është i mundur vetëm përmes perspektivës për anëtarësi në BE”, thotë Han.

Euro- komisari i zgjerimit këtë javë ishte në vizitë dyditore në Maqedoni.

 


Moska: Manipulimi i pacipë me votuesit mund të destabilizojnë Maqedoninë


Shkup, 2 Shkurt, 2017 - 23:24 (META) 

Konstatojmë thellim serioz të krizës politike në Republikën e Maqedonisë dhe është e qartë se zgjedhjet e “shkaktuara parlamentare” të parakohshme të 11 dhjetorit vitin e kaluar, nuk kanë sjellë tejkalimin e situatës, thuhet në komentin e sotëm të Sektorit për informacione dhe shtyp të MPJ-së ruse.

Sipas ministrisë së jashtme ruse, nën “sloganin pseudo-demokratik” vazhdon ndikimi i thellë i jashtëm ndaj forcave politike në Maqedoni.

“Qëllimi është i qartë, Perëndimi t’i pastroj politikanët e Maqedonisë të cilët nuk i shkojnë për shtati edhe krahas vullnetit të qartë të shprehur të qytetarëve në zgjedhje në favor të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në krye me Nikola Gruevskin dhe Ali Ahmetin në krye me BDI-në”, thuhet në kumtesë.

Prej atje thonë se shqetësim të veçantë “shkakton fakti që në Maqedoninë multietnike dhe multikulturore, ku kishte konflikt të rëndë ndër- nacional, politikanët nga një komunitet etnik në bazë të kërkesave të jashtme të diktuara në fakt zgjidhin cili bllok nga ana tjetër do të futet në përbërjen e koalicionit të ardhshëm”.

“Manipulimi i pacipë makiavelist me vullnetin e votuesve mund të shkaktoj përshkallëzim të gjendjes në Maqedoni dhe të prish stabilitetin e brishtë në tërë rajonin. Jemi të bindur se me evitimin e plotë të ndikimeve të jashtme të dëmshme dhe me fokusimin e demokracisë së vërtetë dhe zgjidhjen e pavarur të problemeve të brendshme bazohet në përforcimin e besimit mes popujve që jetojnë këtu dhe formimin e klimës rajonale të sigurisë”, thonë nga MPJ-ja ruse.

Njoftimi i MPJ-së ruse vjen pas takimit të djeshëm të lideri të VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski me ambasadorin rus në vend, Oleg Shçerbak.


Rusia ndalon importin e mishit nga Maqedonia


Shkup, 31 Korrik, 2016 - 14:59 (META) 

Shërbimi Federal Rus për veterineri dhe kontroll fito- sanitar dje miratoi kufizim të importit të mishit dhe prodhimeve tjera të mishit nga Maqedoni në Rusi.

Vendimi është marrë për shkak të regjistrimit të epidemisë në lëkurën e gjedheve në Maqedoni.

Ndalesa ka të bëjë me importin e prodhimeve të mishit të bagëtive si dhe nga kafshë tjera që janë të prekur nga sëmundja e lëkurës, në veçanti prodhimet që nuk janë të përpunuara në mënyrën përkatëse.

Njëkohësisht, Shërbimi Federal për kontroll veterinar dhe fito- sanitar i Rusisë, përkohësisht kufizoi transportin e gjedheve dhe kafshëve tjera me sëmundjen e lëkurës përmes territorit të Rusisë.

Federata Ruse miratoi ndalesa të tilla edhe për prodhimet e mishit nga Mali i Zi.


Studentët e universitetit të Shtipit do të fitojnë studime falas në Rusi


Shtip, 1 Mars, 2016 - 18:31 (META) 

Studentët e universitetit “Goce Dellçev” të Shtipit do të mund të aplikojnë për 35 bursa që i ndan Federata Ruse. Ambasadori rus në Maqedoni, Oleg Shçerbak, sot ishte për vizitë pune në universitetin e Shtipit dhe pas takimit me rektorin Blazho Boeg tha se ambasada ruse ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentëve e Maqedonisë, që duan të studiojnë në Federatën Ruse.

“Bëhet fjalë për bursa falas për studime në Federatën Ruse, si për studime diplomike ashtu edhe për post- diplomike. Kjo është e rëndësishme sepse bëhet fjalë për përgatitje të specialistëve nga sfera që janë shumë të kërkuara në ekonomi dhe industri në R. e Maqedonisë” deklaroi Shçerbak.

Profesorët rus në mënyrë aktive bashkëpunojnë në Akademinë e arteve pranë Universitetit “Goce Dellçev”.

Ambasadori Shçerbak me rektorin Boev ka biseduar edhe për mundësinë për studime të gjuhës ruse në këtë universitet shtetërorë, por edhe për mundësinë e financimin e studimeve të doktoraturës të qytetarëve nga Shtipi.


Drejtori i ri i AKE është Vlladimir Ristevski.


Moskë, 30 Nëntor, 2015 - 15:35 (META) 

Organizata “Shoqëri e hapur” është e padëshiruar në Rusi

Prokuroria ruse sot konfirmoi se Fondacioni “Shoqëri e hapur” i Xhorxh Sorosit dhe Fondacioni “OSI Asistents” nuk janë të dëshiruar në Rus sepse ato paraqesin kërcënim për rendin kushtetues të Rusisë.

Zëdhënësja e prokurorisë, Marina Gridnjeva, deklaroi se vendimi është miratuar në bazë të kërkesës së Këshillit të federatës nga korriku i këtij viti, për përfshirjen e këtyre organizatave në listën e organizatave të padëshiruara.

Në listë mes tjerash janë edhe Fondi nacional i demokracisë, Instituti ndërkombëtarë republikan, Instituti nacional demokratik për çështje ndërkombëtare dhe “Freedom House”.


Tusk: Të gjithë të ruajmë gjakftohtësinë


Bruksel, 24 Nëntor, 2015 - 21:22 (META) 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se duhet të duhet të ruhet gjakftohtësia pas incidentit mes Turqisë, kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Evropian,  në kufi me Sirinë rrëzoi aeroplan rus.

“Në këtë kohë të rrezikshme, pas rrëzimit të aeroplanit rus, të gjithë duhet të ruajmë gjakftohësinë”, ka shkruar Tusk në llogarinë e tij në Twitter

Të dielën Tusk  në Bruksel do të jetë nikoqir i samitit  BE – Turqi, ku tema kryesore do të jetë marrëveshja për krizën me refugjatët në Evropë.

Komisioni Evropian informoi se me shumë vëmendje ndjek zhvillimet e fundit dhe përpiqet të mësoj se çfarë saktësisht ka ndodhu me aeroplanin rus.

Zëdhënësi ushtarak amerikan, Stiv Voren deklaroi se rrëzimi i aeroplanit rus, është incident ndërmjet Qeverisë së Rusisë dhe Turqisë dhe s’ka asnjë lidhje me operacionet e koalicionit që ndjek ShBA-ja. Ai shtoi se operacionet amerikane kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, vazhdojnë sipas planit.

Voren, gjithashtu konfirmoi se Turqia, për shkak të rrëzimit të aeroplanit disa herë ka paralajmëruar pilotët rus, por ata kanë refuzuar t’iu përgjigjen paralajmërimeve.

Turqia, anëtare e NATO-s, paraprakisht paralajmëroi se ka rrëzuar aeroplan “SU-24″ për shkak të prishje të rendit në hapësirën ajrore turke.

Presidenti rus Vladimi Putin,  këtë hap të Turqisë e karakterizoi me fjalët ” thikë pas shpine” dhe paralajmëroi se rrëzimi i aeroplanit rus, do të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, anuloi vizitën e tij në Turqi, e cila ishte caktuar për nesër.


Po të mbaheshin nesër zgjedhjet, për Putinin do të votonin 75% e rusëve


Moskë, 27 Mars, 2015 - 15:38 (META) 

Nëse këtë javë mbahen zgjedhjet për shefin e shtetit, 1/3 e rusëve gjegjësisht 75% do të votonin për presidentin Vladimir Putin- tregojnë rezultatet nga sondazhi më i ri i Fondit për hulumtim të mendimit publik (FHM)

Në këtë mënyrë, rejtingu zgjedhor i Putin ka arritur nivel të ri rekord pasi para 6 muajve 71% e rusëve ishin të gatshëm t’ia japin votën.

Nga politikanët tjerë, sipas rezultateve të sondazhit, lideri i partisë liberal-demokratike Vladimir Zhirinovski ka mbështetjen e 4% të votuesve, lideri i komunistëve Genadij Zjuganov 3% ndërsa nga 1% shefi i partisë Rusia e Drejtë, Sergej Mironov dhe ish lideri i Platformës civile, biznesmeni Mihail Prohorov.

Një përqind e të anketuarve janë përgjigjur se do të zgjidhnin ndonjë politikan tjetër, një përqind se do të jepnin fleta të pavlefshëm ndërsa nëntë përqind kanë deklaruar se nuk do të dilnin në votim.