!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese e përdorimit të lirë, pa regjistrim dhe pa pagesë të përmbajtjeve të faqes Meta.mk që u zbatua për t’u mundësuar qasje më të lehtë shfrytëzuesve deri në lajmet e saktë dhe në kohë. Për mënyrën e qasjes dhe pagesës, nga 1 shkurti 2017 do t’ju njoftojmë në mënyrë plotësuese. Bartja dhe marrja e përmbajtjeve nga Meta.mk është me atribuim dhe lidhje obligative.

Haradinaj lëshohet nga arresti, por qëndron edhe më tej në Slloveni


Kranj, 18 Qershor, 2015 - 9:45 (META) 

Prokuroria sllovene ka njoftuar se Ramush Haradinaj nuk guxon të largohet nga Sllovenia. Haradinaj po qëndron në hotel, pasi sipas prokurores së shtetit Marinka Jeraj, lideri i AAK’së ka premtuar se nuk do të largohet nga Sllovenia, derisa të përfundojnë procedurat ndaj tij.

“Kemi premtimin se nuk do të largohet nga Sllovenia deri në fund të kësaj procedure. Pra ai mbetet në Slloveni por do të jetë i lirë. Ne procedurë do të shqyrtohet fletë-arresti ndërkombëtarë në bazë të cilit është arrestuar dhe se a ekzistojnë kushtet për t’ia dorëzuar shtetit që po e kërkon”. ka thënë ajo.

Haradinjat i është thënë se mund të qëndroj ku të dojë në Slloveni, por ai nuk mund dal jashtë shtetit derisa të përfundojnë procedurat.

E kur do të përfundojnë këto procedura ende nuk e din askush.

Kurse, para pak minutave nga selia e AKK në Prishtinë është thënë se Ramush Haradinaj është liruar.