Prokuroria publike: Është zbuluar punëtoria sekrete për falsifikimin e letërnjoftimeve


Shkup, 19 Dhjetor, 2015 - 20:20 (META) 

Prokuroria themelore publike – Shkup, ka njoftuar se gjatë të vepruarit në suazat e lëndës për falsifikimin e letërnjoftimeve, që i dorëzoi gazetari i “Fokus” Lubisha Arsiq, është gjetur punëtoria ku janë falsifikuar këto dokumente.

“Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, gjatë ditës së djeshme, me sukses është zhvilluar aksion me urdhër nga Prokurori publik, ku është gjetur punëtoria në të cilën janë përpunuar dokumentet e falsifikuara. Bëhet fjalë për material voluminoz, pajisje dhe aparaturë e cila është shfrytëzuar për përpunimin dhe falsifikimin e letërnjoftimeve si dhe dokumenteve tjera. Materiali është konfiskuar dhe është nisur hetim i mëtutjeshëm. Gjithashtu, janë arrestuar tre persona, por ka indikacione për përfshirje edhe të personave tjera për kryerjen e veprave penale” njoftojnë nga Prokuroria themelore publike.

Nga ky institucion thonë se me detaje do të dalin në ditët e ardhshëm.

 


Festivali francez i filmit prej 17 deri 20 qershor


Shkup, 15 Qershor, 2015 - 16:02 (META) 

Edicioni i tetë i festivalit francez të filmit do të mbahet prej 17 deri 20 qershor ndërsa do të tregohen dhjetëra filma francez nga produksioni më i suksesshëm francez në gjatë dy viteve të kaluara.

Manifestimi organizohet me mbështetjen e Ministrisë së kulturës të Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Poshtme. Në hapjen e festivalit do të merr pjesë një mysafir nderi ndërsa do të ketë prezantime dhe punëtori, përfshirë edhe punëtorinë e garës “Mini- videoja ime e parë”.

Biletat për projeksionin e hapjes së festivalit janë falas dhe rezervohen në numrat e telefonit 02/3118-503 dhe 02/3116-734. Biletat për projeksionet që do të tregohen në Kinotekën e Maqedonisë do të kushtojnë 50 denarë, në kinemanë “Frosina” 100 denarë ndërsa në kinemanë “Milenium” 150 denarë.